
MEI hap garën për HEC në Lushnjë dhe në Dibër, Nertila Maho/SCAN, 16 Qershor 2017
Dy koncesione të reja - MEI hap garën, një HEC në Lushnjë dhe një në Dibër, Nertila Maho/SCAN, 16 Qershor 2017 Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka vijuar procedurat për dhënien e koncesioneve të hidrocentraleve. Listës së gjatë dhe intensive këtyre muajve të fundit, i janë shtuar edhe dy projekte të tjera për të cilat gara është e hapur dhe pret ofertuesit e radhës. Bëhet fjalë për një hidrocentral në Lushnjë dhe një tjetër në Qarkun e Dibrës. Hidrocentrali i parë është ai i Lusës që pritet të ndërtohet mbi përroin që mban të njëjtin emër dhe që është degë në pjesën e sipërme të lumit Mat. “Pellgu ujëmbledhës i Lusës ndodhet në krahun e djathtë të rrjedhjes së lumit Mat dhe pjesa e shfrytëzimit përfshin nga pika e burimit…