
Tregu i energjive te rinovueshme ne rritjen te vazhdueshme, Dr. Lorenc Gordani, 11 Qershor 2017
Tregu i energjive te rinovueshme vazhdon te udhëheq nder sektorë me rritje te larte, Dr Lorenc Gordani, 11 Qershor 2017 Përgjatë vitit 2016 vijoi trendi i rritjes së prodhimit nga prodhuesit me përparësi të energjisë elektrike (veçanërisht lidhur me HEC-et me fuqi deri ne 15 MW) si rezultat i ndikimit faktorëve te tille si: prurje te larta hidrike dhe hyrja ne prodhim e centraleve te reja. Gjate vitit 2016 kanë hyrë në operim gjithsej 16 centrale me fuqi totale të impianteve gjeneruese prej 123,4 MW. Prodhimi energjisë elektrike i realizuar nga këto shoqëri gjatë 2016 ishte rreth 124 GWh. Si rrjedhim bizneset e HEC-eve private, bazuar në të dhënat e Entit Rregullator të Energjisë (ERE), dyfishuan xhiron vjetore duke arritur një qarkullim prej 15,2 miliardë lekësh ose 111 milionë euro,…