Skenarët e përfshirjes se Gazpromit ne gazsjellësin Trans-Adriatik, Dr. Lorenc Gordani, 09 Qershor 2017

A është Gazprom i Rusisë duke marrë në konsideratë tubacionin Trans-Adriatik (TAP), i projektuar për transportin e gazit natyror nga Azerbajxhani në vendet e BE, si një opsion për furnizimet me gaz në Evropë?

Sipas zëdhënësit te kompanisë italiane të gazit Snam “Nuk ka pasur asnjë diskutim për zgjerimin e projektit të gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline (TAP) gjatë takimit që u zhvillua me drejtuesit e kompanisë ruse Gazprom”. “Në këtë kontekst është e rëndësishme që të kujtoj se Snam është aksionere e TAP-it dhe nuk është e autorizuar që të bëjë oferta në lidhje me këtë çështje apo me interesa të tjera të ngjashme apo bashkëpunime me palë të treta”, tha zëdhënësi i Snam.

Por më herët, gazeta ruse Kommersant, raportoi duke cituar një burim të brendshëm se gjatë takimit mes CE)-s së Gazprom Alexey Miller dhe atij të Snam Snam Marco Alvera të zhvilluar në datë 1 Qershor se ishte ofruar mundësia për një zgjerim të mundshëm të TAP në vend të përdorimit të gazsjellësit Poseidon për të transportuar gazin rus në Europë përmes linjës së dytë të gazsjelësit Turkish Stream.

Gazprom nuk ka komentuar mbi këtë çështje, por ka treguar gatishmërinë për të konsideruar TAP-in si një mundësi shtesë. Por, tashmë është e qartë se për të ndërtuar Poseidon në kohën optimale për Gazprom, deri në fund të vitit 2019, kur faza e dytë e Turkish Stream do të përfundojë, do të jetë shumë e vështirë.

Në mars, zëdhënësi i Edison Elio Ruggieri tha se duhen dy vjet për të përgatitur projektin dhe tre për ta ndërtuar. Kjo do të thotë se deri në vitin 2020, kur të skadojë kontrata e transitit me Ukrainën, Gazprom do të jetë në gjendje të transportojë gazin turk në Bullgari dhe Greqi, por jo në Itali.

Se fundmi, kompania italiane Edison, ajo ruse Gazprom dhe grekja Depa, nënshkruan fazën e dytë të punimeve për ndërtimin e gazsjellësit “Posedion”, që do të transportojë gazin rus në Itali. Faza përfundimtare ndërkohë, projektohet për në fund të vitit të ardhshëm. Fati i Posedion ende nuk është i sigurt, por palët shprehen të bindur se ky projekt do të realizohet.

Në tërësi, i gjithë projekti duket si një rival i mirëfilltë i gazsjellësit Trans Adriatik që do të kalojë përmes Shqipërisë. Ky projekt jo vetëm që kalon thuajse në të njëjtat rajone, me përjashtim të Shqipërisë, por rivalizon edhe burimin e gazit. Ndërkohë që TAP shërben për të ulur varësinë e Evropës ndaj gazit rus, gazsjellësi “Poseidon” vulos përfundimisht këtë varësi, duke qenë se ka një kapacitet prej 5 miliardë metër kub gaz më shumë se TAP.

Most Read Publications

No post found

Most Visit Sections

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.