Shitblerja online e energjisë – ERE shtyn hyrjen në fuqi të rregullores në korrik, Nertila Maho/SCAN, 09 Qershor 2017     

Një rregullore e miratuar nga Enti Rregullator i Energjisë në vitin 2016 përcaktonte që operatorët e tregut të funksiononin në bazë të një modeli të ri lidhur me mbulimin e humbjeve, shitjen, blerjen e shkëmbimin e energjisë.

Por duket se kjo nuk ka qenë e mundur për t’u zbatuar në muajt e parë të këtij viti sepse procedurat e ndërtimit të platformës online kalojnë në një sërë hallkash të prokurimit.

Në këto kushte duket se ERE ka vendosur që funksionimi i operatorëve të tregut që do të sigurojnë energji në përmbushje të detyrimeve të shërbimit publik të shtyhet në korrik të këtij viti duke i lënë kohë OSHEE që po ndërton edhe platformën për ta plotësuar këtë angazhim.

“OSHEE sh.a. bën me dije se grupi  i  punës i ngritur nga OSHEE ka filluar punën  me qëllim krijimin e platformës online për prokurim/blerjen online të energjisë elektrike dhe është hapur procedura me objekt “ndërtimi i platformës elektronike të  publikimit të të dhënave të blerësit dhe shitësit në funksion të blerjes/shitjes së energjisë elektrike”, thuhet në vendim.

Por argumenti pse është kërkuar shtyje e afatit sipas Operatorit të Shpërndarjes qëndron në faktin që lidhja e kontratës duhet bërë jo më shumë se 60 ditë nga publikimi dhe ekzekutimi jep 45 ditë afat.

Nën këtë argument por edhe situatën e përgjithshme të operatorëve ERE ka vendosur që hyrja në fuqi të shtyhet.

Most Read Publications

No post found

Most Visit Sections

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.