
KESH hap procedurën e eksport-import te energjisë në pik, Nertila Maho/SCAN, 08 Qershor 2017
Optimizimi i energjisë – KESH hap procedurë, eksport në pik, import gjatë natës, Nertila Maho/SCAN, 08 Qershor 2017 Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka vendosur të vijojë me optimizimin e energjisë në kaskadën e Drinit. Kjo do të thotë që do të shesë energji për të tretë në orarin e pikut dhe do të importojë të njëjtën sasi gjatë natës. Konkretisht në dokumentin publik të KESH thuhet se kjo procedurë optimizimi energjie përfshin datat 10 deri më 30 qershor. Por si do të procedohet për shitjen dhe blerjen. Fashat orare për të cilat KESH do të shesë janë ato që cilësohen si orare piku nga ora 09:00- deri më 13:00 dhe nga ora 20:00 deri më 22:00. Në total 6 orë nga e shtuna në të premte, kurse blerja e KESH do…