ERE pritet te vendos sot tarifën e blerjes se energjisë nga burimet diellore ne 100 Euro/MW dhe nga era ne 76 Euro/MWh, Dr. Lorenc Gordani, 07 Qershor 2017

Sot, Enti Rregullatorë i energjisë pritet te mblidhet sot për te vendosur tarifën e blerjes se energjisë nga burimet diellore ne 100 Euro/MW dhe te asaj nga era ne 76 Euro/MW. Për sa i takon këtyre burimeve të rinovueshme, deri në fund të vitit 2015 në Shqipëri, ka pasur vetëm 1 MW në pik impiant diellor PV (PhotoVoltaik) të lidhur në rrjet dhe asnjë impiant Eolik (d.m.th. me erë). Kjo pasi deri me ketu, për këto dy teknologji, Shqipëria nuk ka pasur një skeme mbështetëse (FiT).

Si rrjedhim i vendosjes se tarifave për blerjen e energjisë, bazuar ne potencialet e larta të energjisë diellore (mbi 1700 kW/m2/vit) dhe shpejtësi relativisht të kënaqshme të erës (3,3-9,6m/s), në rajone të kufizuara, potenciali i pashfrytëzuar për vendosjen e PV në tokë jo pjellore llogaritet te jete deri në 1,900 MWp (qe do te thotë toka të kripura deri në 4,500 ha), si edhe mundësia për vendosjen e gjeneratorëve me Eolikë është nga 980-2,100 MW. Potenciale këto qe do te ishin me se te mjaftueshme për te arritur edhe vet objektivin kombëtare në diversifikimin e Burimeve të Rinovueshme në masën 38% deri ne vitin 2020.

Pra, deri me këtu, pengese ka qene ligji tashme i shfuqizuar i majit 2013 “Për Energjinë e Rinovueshme” i cili ofronte një nxitje të kufizuar për të zhvilluar burimet johidrike. Kështu, ligji i ri i miratuar në shkurt të këtij viti, garantoi skemën e mbështetjes për të respektuar kontratat koncesionare ekzistuese me hidro, dhe mbi të gjitha, i hap rrugë të ardhmes së burimeve të tjera nga energjitë e rinovueshme në kuadër të tregut të liberalizuar dhe plotësimit të detyrimeve për të arritur objektivin kombëtar të BER me 38% në 2020.

Plani Kombëtar i Veprimit të Burimeve të Energjisë së Rinovueshme (PKVBER) 2015-2020 parashikon kapacitetin e nevojshëm për të arritur objektivin kombëtar për vitin 2020 duke parashikuar instalimin e 750 MW HECV, të 30 MW gjeneratorë Eolikë dhe 50 MWp PV diellore. Gjithsesi nisur nga fakti se deri me tani janë ndërtuar (pas vitit 2015) vetëm 150 MW njësi HEC-e të vogla dhe asnjë PV ose Eolike, kjo situatë kërkon rishikimin e PKVBER në fund të 2017.

Njëkohësisht, e gjitha e favorizuar nga fakti se ligji i ri parashikon vendosjen e tarifave FiP (Feed-in-Premium) me anë të një procesi konkurrues, jo diskriminues të tenderimit (ankande) nëpërmjet Kontratave për Diferencë (CfD), ndërsa instalimet e reja nen 2 MW përjashtohen nga procesi konkurres me çmimin tavan. Në ligjin e ri, gjithashtu është menduar edhe për të promovuar zhvillimin e një sistemi të matjes neto për njësi vetë prodhuesit deri në 500 kW.

Si rrjedhim i se cilës mund te thuhet se sektori i energjisë do te hyje tashme në një fazë intensive te ndërtimit te parqeve te energjie diellore me kapacitet deri ne 2 MW. Ndërsa janë bërë tashmë investimet e para në jug të vendit, memorandumi me EBRD, parashikon në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare, zhvillimin e projekteve diellore ne mase. Ne ketë kuadër, qeveria do te garantoj blerjen e energjisë me 100 Euro/MWh. Fakt qe ka bere te jene te shumta kompanitë qe po avancojnë duke shprehur interes për projekte me kapacitet deri ne 2 MW me vlera investimi disa miliona euro!

Disclaimer: While every effort has been made to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations will differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For specific technical or legal advice on the information provided and related topics, please contact the author at the “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

No post found

Most Visit Sections

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.