Kosovë, 6 HEC-e të reja në Lepenc, Agjensia e lajmeve ekonomia, 29 Qershor 2017

Kosovë, 6 HEC-e të reja në Lepenc, Agjensia e lajmeve ekonomia, 29 Qershor 2017

Informim
Kosovë, 6 HEC-e të reja në Lepenc, Agjensia e lajmeve ekonomia, Postuar me 29 Qershor 2017 Bukuritë natyrore të lumit Lepenc do të degradohen pas ndërtimit të gjashtë Hidrocentraleve në lumin Lepenc. Edhe pse muaj më parë banorët e Kaçanikut dhe të Ferizajt, protestuan kundër ndërtimit të hidrocentraleve mbi lumin Lepenc, ZRrE-ja, ka vazhduar me lëshimin e lejeve për hidrocentrale. Adelina Murtezaj-Bajrami, Zyrtare për Marrëdhënie me Publik në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRrE), tha se deri më tani ZRRE ka lëshuar gjashtë autorizime finale për ndërtimin e Hidrocentraleve në lumin Lepenc, të cilat janë në faza të ndryshme të ndërtimit sipas afateve ligjore të përcaktuara me Leje Ndërtimore komunale dhe Autorizimin Final të Lëshuara nga Bordi i ZRRE-së. Ndërsa lidhur me kundërshtitë e komuniteti lokal ndaj HC-ve, Murtezaj-Bajrami, tha…
Read More
OSHEE: 5-mujori humbjet 28.7% dhe arkëtimi 27.5 mld, Revista Monitor, 30 Qershor 2017

OSHEE: 5-mujori humbjet 28.7% dhe arkëtimi 27.5 mld, Revista Monitor, 30 Qershor 2017

Informim
5-mujori 2017, OSHEE: Humbjet ulen në 28.7%, arkëtimet 27.5 mld, Revista Monitor, 30 Qershor 2017 Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike publikon të dhënat statistikore të treguesve për 5-mujorin e parë të vitit 2017. Në 5-mujorin e parë të këtij viti, sasia e energjisë së shitur ka pësuar rritje me 3% ose 56 mijë MWh më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Arkëtimet totale të OSHEE-se për këtë periudhë kanë arritur në 27.5 miliardë lekë ose thënë ndryshe 4.6% më shumë. Niveli i humbjeve në rrjet ka zbritur në 28.7% ose 1.01% më pak se e njëjta periudhë një vit më parë. Numri i ankesave të raportuara/të hyra në maj 2017 është 44% më i ulët krahasuar me janar 2017 dhe 11.3% më i ulët se mars…
Read More
Gati censusi i pyjeve, i dyti më i madhi që pas vitit 1990, Revista Monitor, 28 Qershor 2017

Gati censusi i pyjeve, i dyti më i madhi që pas vitit 1990, Revista Monitor, 28 Qershor 2017

Informim
Gati censusi i pyjeve, i dyti më i madhi që pas vitit 1990, Revista Monitor, 28 Qershor 2017 Çfarë ka ndodhur me pyjet në Shqipëri gjatë dhjetëvjeçarit të fundit pritet të mësohet vitin tjetër. Inventari Kombëtar i Pyjeve, pjesë e Projektit për Shërbimet Mjedisore, mbështetur nga Banka Botërore dhe Qeveria Suedeze, pritet të fillojë së shpejti dhe do të ofrojë informacion të përditësuar mbi gjendjen aktuale të pyjeve në vend. Ky proces kryhet çdo dhjetë vjet dhe jep informacion mbi ndryshimet e ndodhura gjatë një dekade. Ai, gjithashtu, ofron të dhëna të rëndësishme mbi biodiversitetin në vend. Inventari i pyjeve bëhet një herë në dhjetë vite dhe jep të dhëna të detajuara mbi shtimin ose pakësimin e bioversidtetit në nivel kombëtar dhe shërben për azhurnimin e të dhënave kadastrale. Ky…
Read More
Rekord importesh me çmim 9 euro me shume se bursa, Revista Monitor, 27 Qershor 2017

Rekord importesh me çmim 9 euro me shume se bursa, Revista Monitor, 27 Qershor 2017

Informim
Thahet Fierza, rekord importesh në korrik me çmim 9 euro me shume se bursa, Revista Monitor, 27 Qershor 2017 Rënia e nivelit të ujit në basenin e Firezës ka rikthyer fuqishëm importet e energjisë këtë verë. Importet nga OSHEE shënuan rekordin e viteve të fundit duke tenderuar 16 milionë euro për muajin korrik. Vitin e fundit ishte vënë re një stabilizim i çmimeve të importit i harmonizuar me bursat. Po tenderi i fundit i OSHEE për muajin korrik faturoi një çmim mesatar 56.95 euro për MW, teksa çmimi i bursës së Hungarisë që është referencë për ankandet në Shqipëri për muajin korrik parashikohet 48.84 euro për MW (diferenca rreth 9 euro). OSHEE e importoi energjinë e korrikut plot 10 euro më shumë se çmimi në bursa, diferenca më e madhe…
Read More
BB mbi uljen e borxhit dhe reformen në energji, Revista Monitor, 28 Qershor 2017

BB mbi uljen e borxhit dhe reformen në energji, Revista Monitor, 28 Qershor 2017

Informim
BB: Qeveria nuk e mbajti objektivin për uljen e borxhit, reforma në energji humbi vrullin para zgjedhjeve, Revista Monitor, 28 Qershor 2017 Në një vlerësim të fundit të programit me Shqipërinë, Banka Botërore e vlerësoi të kënaqshme reformën në energji, duke konstatuar një ngadalësim të saj në prag të zgjedhjeve, por gjithashtu ka vënë në dukje se qeveria shqiptare nuk e arriti objektivin që i kishte vënë vetës për uljen e borxhit. Qeveria e Shqipërisë përmirësoi bilancin parësor në buxhet, duke lëvizur nga një deficit prej 2.6% të PBB-së në vitin 2014 në një tepricë 0.7% të PBB-së në vitin 2016. Megjithatë, Banka vë në dukje se rënia e pritshme e borxhit të përgjithshëm është vonuar nga disa vjet. Borxhi ishte parashikuar të arrinte në 71.7% në 2014 dhe në…
Read More
OSHEE blen me 57.2 euro/MWh energjia për korrikun, Nertila Maho/SCAN, 27 Qershor 2017

OSHEE blen me 57.2 euro/MWh energjia për korrikun, Nertila Maho/SCAN, 27 Qershor 2017

Informim
Energjia për korrikun - OSHEE blen me 57.2 euro/MWh, Nertila Maho/SCAN, 27 Qershor 2017 Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bëri me dije se ka shpallur ofertat fituese të kompanive që u ofruan në ankandin e kësaj të fundit për blerje energjie. Kompania e shpërndarjes kërkoi që për periudhën 1 deri 31 korrik të blinte në tregun e parregulluar 260 400 megavat energji për të plotësuar kërkesën për konsum në vend duke i bashkangjitur kësaj sasie edhe pjesën shtesë që gjenerohet nga KESH sipas marrëveshjes që kanë operatorët. Për blerjen e energjisë vetëm në korrik janë shpenzuar 14.8 milionë euro, çka e çon automatikisht çmimin për megavat/orë në 57.2 euro. Sakaq OSHEE ka kërkuar import edhe për një sasi të kufizuar që do të plotësonte kërkesat për ditët e fundit…
Read More
Sa kursejmë me makinat elektrike! Nertila Maho/SCAN Magazine, 18 Qershor 2017

Sa kursejmë me makinat elektrike! Nertila Maho/SCAN Magazine, 18 Qershor 2017

Informim
Sa kursejmë me makinat elektrike! Mundësitë që ofron tregu shqiptar. Flet për “SCAN Magazine”, Dorian Mehmeti, Nertila Maho/SCAN Magazine, 18 Qershor 2017 Ka një seri konventash, strategjish, e projektesh që kanë si kryefjalë uljen e ndotjes në mjedis si dhe masat që duhet të merën në kuadër të ndryshimeve klimatike. Por një vend si Shqipëria edhe pse teorikisht i zbaton, anëtarësohet, përafron legjislacionin, mbetet akoma në hapa modeste të konkretizimit. Kjo sepse edhe ndikimi dhe masat që duhet të ndërmerren janë afatgjata, por edhe me një kosto të lartë financiare. Një ndër dokumentet që ngjalli kuriozitet gjatë 2016-ës, por edhe këtë vit ishte një studim për cilësinë e ajrit në vend që parashtronte një seri zgjidhjesh alternative që në total kalonin një kosto mbi 300 milionë euro. Por ndërsa kjo…
Read More
Koncesionet: Hapet gara për HEC-in e Shalës, botuar nga Scan Tv,  24 Qershor 2017

Koncesionet: Hapet gara për HEC-in e Shalës, botuar nga Scan Tv, 24 Qershor 2017

Informim
Koncesionet: Hapet gara për HEC-in e Shalës, botuar nga Scan Tv,  24 Qershor 2017 Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka shpallur një tjetër koncesion që do të jetë i lokalizuar në veri të Shqipërisë në zonën e Alpeve. Në një njoftim të saj të fundit në Agjencinë e Prokurimit Publik bëri me dije se operatorët e interesuar mund të paraqesin ofertat e tyre për atë që njihet si hidrocentrali i Shalës. “Interesi për shfrytëzimin hidroenergjetik është për ujërat e lumit te Shalës, midis kuotave 486 metra  mbi nivelin e detit deri në 176.00 metra mbi nivelin e detit, i cili është edhe kuota maksimale e rezervuarit të Komanit, duke respektuar kushtet teknike të projektimit dhe moscënimit të objekteve që parashikohen të ndërtohen në këtë pellg ujëmbledhës” thuhet në dokumentet e…
Read More
Shpallen fituesit e HEC-eve në Dibër dhe Fier, Publikuar nga Top Channel,  20 Qershor 2017

Shpallen fituesit e HEC-eve në Dibër dhe Fier, Publikuar nga Top Channel, 20 Qershor 2017

Informim
Shpallen fituesit e HEC-eve në Dibër dhe Fier, Top Channel,  20 Qershor 2017 Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka shpallur dhënien me koncesion të hidrocentraleve të vegjël në zonën e Dibrës dhe Fierit. Agjencia e Prokurimit Publik ka njoftuar shprehjen e interesit në buletin zyrtar që mban datën 19 qershor, ndërkohë që afati i fundit i dorëzimi të ofertave dhe shpallja e fituesve bëhet më 17 korrik të këtij viti. Aplikimi do të jetë në formë elektronike. Sipas dokumenteve të publikuar investimi duhet të jetë tërësisht privat, ndërsa koncesionet zgjasin 35 vite dhe janë të tipit, ndërtim-operimin-transferim. Hidrocentralet do të ndërtohen në perroin  e Luses në Dibër, dhe tjetri në rezvuarin e ndërtuar tashmë të Thanës në qarkun e Fierit. Kriteret e përzgjedhjes së fituesve fillojnë me fuqinë e instaluar,…
Read More
Koncesionet: pas Valbonës i vjen radha edhe Shalës, Nertila Maho/SCAN, 23 Qershor 2017

Koncesionet: pas Valbonës i vjen radha edhe Shalës, Nertila Maho/SCAN, 23 Qershor 2017

Artikuj, Informim, Përfaqësim
Koncesionet i “qepen” Alpeve – Pas Valbonës i vjen radha edhe Shalës, nis gara, Nertila Maho/SCAN, 23 Qershor 2017 Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka shpallur një tjetër koncesion që do të jetë i lokalizuar në veri të Shqipërisë në zonën e Alpeve. Në një njoftim të saj të fundit në Agjencinë e Prokurimit Publik bëri me dije se operatorët e interesuar mund të paraqesin ofertat e tyre për atë që njihet si hidrocentrali i Shalës. “Interesi për shfrytëzimin hidroenergjetik është për ujërat e lumit te Shalës, midis kuotave 486 metra  mbi nivelin e detit deri në 176.00 metra mbi nivelin e detit, i cili është edhe kuota maksimale e rezervuarit të Komanit, duke respektuar kushtet teknike të projektimit dhe mos cënimit të objekteve që parashikohen të ndërtohen në këtë…
Read More