MEI, masa promovuese për zhvillimin e energjisë diellore, Dr. Lorenc Gordani, 28 Maj 2017

Ministria e Energjisë është në një fazë intensive të dhënies së lejeve për ndërtime parqesh energjie diellore që prodhojnë me kapacitet 2 MW. Ndërsa janë bërë tashmë investimet e para në jug të vendit, Ministria e Energjisë ka në proces aprovimi disa projekte të reja të parqeve që prodhojnë energji nga era dhe dielli.

Për këto investime, qeveria do te garantoj blerjen e energjisë. Kështu, janë te shumta kompanitë qe kane shprehur interes duke aplikuar për pajisjen me autorizim paraprak të projekteve, me një vlerë investimi disa milion euro, ku kapaciteti i instaluar do të jetë deri ne 2 MW.

Shqipëria si një vend 240-300 ditë diell në vit, nuk e ka të zhvilluar prodhimin e energjisë nga burimet e diellit. Për ketë me herët Ministria e Energjisë dhe Industrisë dhe BERZH kane nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi për nxitjen e investimeve të qëndrueshme për gjenerimin e energjisë diellore. Memorandumi parashikon zhvillimin e projekteve në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare.

No post found

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.