
Ministria e Energjisë hap tenderin për koncesionin e Kalivaçit, Nertila Maho/SCAN, 26 Maj 2017
“Rikthehet” Kalivaçi – Ministria e Energjisë pret oferta për koncesionin, Nertila Maho/SCAN, 26 Maj 2017 Një nga kontratat më të lakuara të koncesioneve të hidrocentraleve, ajo e Kalivaçit, është rikthyer sërish në vëmendje. Këtë herë për faktin se Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka shpallur tenderin duke pritur oferta për ndërtimin e hidrocentralit që ka 20 vjet që zvarritet. Në dokumentet e tenderit specifikohet pjesa ku mendohet të ngrihet hidrocentrali që përkon me rrjedhën e poshtme të Lumit Vjosë në kuotat a 113 metër mbi nivelin e detit deri në kuotën 73 metra mbi nivelin e detit. Për të arritur në këtë drejtim përdoret autostrada Levan – Tepelene duke u kthyer djathtas në vendin e quajtur Krahez rreth 10 kilometra. Periudha e shfrytëzimit të hidrocentralit do të jetë për një…