
KFW jep 10 mln euro per investime ne furnizimin me ujë, Elisabeta Dosku/SCAN, 24 Maj 2017
KFW jep 10 mln euro – Investime për furnizimin me ujë të 7 qyteteve, Elisabeta Dosku/SCAN, 24 Maj 2017 Një financim prej 10 milionë eurosh do të shkojë për investime me qëllim furnizimin me ujë dhe ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve në 7 qytete në vend. Financimi do të jepet nga Banka “KFW” dhe përfitues janë qytetet Berat, Kuçovë, Delvinë, Gjirokastër, Kamëz, Librazhd, dhe Lushnjë. Marrëveshja (SECO II) midis KFW dhe Republikës së Shqipërisë të përfaqësuar nga Ministri e Financave, për financimin e programit të infrastrukturës bashkiake III/IV është botuar në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi pas 15 ditësh. Programi bashkëfinancohet nga “Kontributi Zviceran II” dhe “Kontributi Gjerman”. Në këtë program, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, Agjencia Kombëtare e Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve, do të veprojë si Njësi…