
Dalin në ankand godinat e ish Universitetit Kristal për 950 mijë euro, Revista Monitor, 22 Maj 2017
Dalin në ankand godinat e ish Universitetit Kristal për 950 mijë euro, Revista Monitor, 22 Maj 2017 Trualli dhe ndërtesa e ish Universitetit Kristal, në afërsi të Rinasit, kanë dalë për shitje përmes ankandit. Është shoqëria përmbarimore Zike, ajo që për llogari të bankës Credins ka bërë shpalljen e ankandit, teksa kompania Kristal nuk ka shlyer një kredi aftagjatë, edhe pas ristrukturimit të saj. Në shitje ka dalë një pasuri arë me sipërfaqje 1866 metra katror, me një çmim fillestar prej 8.1 milionë lekë, sipas vlerësimit të ekspertit. Prona e dytë, me vlerë të lartë është pasuria truall + ndërtesë, ku trualli ka një sipërfaqe prej 4 mijë metra katror dhe ndërtesa 625 metra katror. Çmimi me të cilin fillon ankandi është rreth 122 milionë lekë. Në total, çmimi i…