
Lejet minerare – MEI hap procedurat për 15 zona në të gjithë vendin, Nertila Maho/SCAN, 08/05/2017
Lejet minerare – MEI hap procedurat për 15 zona në të gjithë vendin, Nertila Maho/SCAN, 08/05/2017 Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka hapur për shprehje interesi 15 zona të reja minerare në gjithë vendin. Të gjithë operatorët e interesuar duhet të dërgojnë ofertat pranë kësaj Ministrie, duke paraqitur dokumentacionin e nevojshëm. Për 14 zonat ofertat duhet të paraqiten në datat 23 deri në 25 maj ndërsa për të fundit në 1 qershor 2017. Por cilat janë zonat e lira minerare për të cilat bizneset mund të ofertojnë. E para është Kodra e Kojlikës, Qarku Durrës e cila mund të shfrytëzohet për gurin gëlqeror. E dyta është në Balgjaj në Dibër për kërkim zbulim kromi. Leja me nr. 738/7 përfshin zonën e Gjinajt në Kukës gjithashtu për krom. Në Zerqan, Dibër…