
Fond për fasadat dhe termoizolimin e pallateve, Top Channel, 05/05/2017
Fond për fasadat dhe termoizolimin e pallateve, Top Channel, 05/05/2017 Rregullimi i fasadave dhe termoizolimi i pallateve është një prej projekteve më të reja të Bashkisë së Tiranës, e cila ka planifikuar edhe një fond për këtë. "Bashkia e Tiranës do të çelë më 15 maj një fond, ku mund të aplikojnë të gjitha asambletë e pallateve që duan të ndërhyrjnë në fasadat termike të pallateve. Pra, synimi është pallate të disiplinuara, por edhe për një termoizolim më të mirë për efiçiencën e energjisë", thotë Admir Abria, drejtor për Marrëdhëniet me Komunitetin në Bashkinë e Tiranës. Po a mund të aplikojnë të gjithë banorët që interesohen që fasada e pallatit të tyre të jetë më estetike? "Aplikantë në projekt janë të gjitha njësitë e banimit. Pra nëse kemi një asamble…