
Spitalla zonë e lirë, ofrohen dy kompani shqiptare, Top Channel, 04 Maj 2017
Spitalla zonë e lirë, ofrohen dy kompani shqiptare, Top Channel, 04 Maj 2017 Pas tre tentativash të dështuara, Shqipëria duket se do të ketë zonën e parë të lirë ekonomike. Ministria e Ekonomisë po shqyrton dy oferta të mbërritura për zonën e Spitallës. “Deri në fund të majit ne do të kemi një fitues për zonën ekonomike të shpallur dhe po të jemi optimistë, mund të themi që korriku, apo fillimi i gushtit do të na gjejë me zhvilluesin në territor”, thotë ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi. Oferta e parë parashikon 30 milionë euro investime për ndërtimin e një fabrike pasurimi të ferro-kromi, kurse oferta e dytë planifikon 93 milionë euro për ndërtimin e kapanoneve industrialë. Të dyja oferta vijnë nga kompani shqiptare. “Kanë ardhur nga Maqedonia, nga Turqia, nga…