
OSHEE importon 8.5 mln euro energji për majin, Devoll Hydropower skualifikohet në fazën e parë, Revista Monitor, 01/05/2017
OSHEE importon 8.5 mln euro energji për majin, Devoll Hydropower skualifikohet në fazën e parë, Revista Monitor, 01/05/2017 Operatori i Shpërndarjes së Energjisë (OSHEE) finalizoi procedurat e tenderimit për importin e energjisë që i duhet vendit për të plotësuar konsumin e brendshëm gjatë muajit maj, duke shpallur fituese 7 kompani. Totali i energjisë elektrike i kërkuar për t’u blerë nga OSHEE sh.a. për muajin maj është 186,000 Mwh dhe e konvertuar në vlerë monetare 8,561,170 euro (vlera pa TVSH), me çmim mesatar prej 46 E/Mwh. Kontratat me kompanitë fituese janë nënshkruar përpara datës 30 Prill 2017 sipas kushteve të përcaktuara në ftesat për pjesëmarrje. Në vijim të kontratave të lidhura, shoqëritë Danske Commodities, NoaEnergyTrade, EFT AG, Grid Energy, GSA shpk, GEN-I Tirana sh.p.k dhe AXPO doo Beograd do të fillojnë…