
Rritje e përkohshme e biznesit të HEC-eve, Revista Monitor, Blerina Hoxha, 01/04/2017
Tregu i prodhuesve privatë të energjisë pa ekspansion vitin e kaluar, duke dyfishuar vlerën në treg dhe numri operatorëve u zgjerua me 30%. Reshjet e bollshme rritën xhirot e kompanive me ritme dyshifrore, ndërsa bizneset pohojnë se zhvillojnë aktivitetin nën rreziqe të mëdha që vijnë nga pasiguria juridike e kontratave [ngg_images source="galleries" display_type="photocrati-nextgen_basic_slideshow" gallery_width="600" gallery_height="400" cycle_effect="fade" cycle_interval="6" show_thumbnail_link="1" thumbnail_link_text="[Show thumbnails]" order_by="sortorder" order_direction="ASC" returns="included" maximum_entity_count="500"]Në një kohë që ekonomia shqiptare ka reshtur së ofruari norma të larta fitimi në pjesën më të madhe të sektorëve si pasojë e efekteve të krizës dhe maturimit në disa linja, prodhimi i energjisë elektrike nga uji është shndërruar për shumë biznese në oazin e shkretëtirës. Bizneset e HEC-eve private, vitin e kaluar, dyfishuan xhiron vjetore duke arritur një qarkullim prej 15,2 miliardë lekësh ose 111…