Impiantet fotovoltaike një teknologji me shume opsione përdorimi, Dr. Lorenc Gordani, 28 Prill 2017
[huge_it_slider id=”5″]
Energjia diellore është energjia e së ardhmes! EuroElektra përmes instalimit të impianteve fotovoltaike të realizuar nga teknologjia gjermane dhe austriake mundëson të shndërrohet potenciali energjetik diellor në energji të rinovueshme, ekologjike dhe ekonomike.
Për ketë EuroElektra ofron panele fotovoltaike mono dhe polikristalinë, inverter, bateri, mirëmbajtje të sistemit nga markat botërore me përvojë në këtë sektor si Solar World, Fronius, Siemens, Weidmuller, Rodigas etj. Impiantet fotovoltaike janë një teknologji qe adoptohet me shume opsione përdorimi:
Fotovoltaik hibrid
Godinat mund të furnizohen me energji drejtpërdrejt nga panelet diellore; nga bateria, ku ruhet energjia e tepërt e prodhuar nga panelet; ose nga rrjeti, me prioritet sipas radhës së përmendjes.
Fotovoltaik në rrjet
Përmes këtij impianti energjia elektrike e prodhuar nga panelet, e cila nuk konsumohet, kalon në rrjet duke u përkthyer në përfitim ekonomik për prodhuesin.
Fotovoltaik i pavarur
Godina mund të furnizohet me energji 100% nga panelet diellore, pa patur lidhje në rrjet.
Per sa me sipër, EuroElektra kane lancuar një programe te thjeshte për te mbështetur instalimin e projekteve te vogla të energjisë së rinovueshme. Çdo shoqëri e vogël ose e mesme apo një klient familjar ndiqet gjate procedurave administrative nga vet EuroElektra. Keshtu ne bashkëpunim me kompanitë dhe institucionet përgjegjëse brenda një periudhe te shkurtër një mujore (për me shume shih ne formën e një prezantimi), bizneset por dhe familjet, mund të shndërrohen edhe në prodhues energjie.
Ligji i ri i energjive te rinovueshme tashme parashikon se konsumatorët mund jo vetëm te prodhojnë energji për nevojat e tyre por edhe t’ia shesin kompanisë së shpërndarjes, sasinë e tepërt të energjisë që nuk arrijnë ta konsumojnë. Për ketë OSSH-ja siguron lidhjen në rrjetin e shpërndarjes të gjithë palëve të interesuara.
Për me tepër, të gjitha punimet me karakter ndërtimor, linjat e furnizimit me energji elektrike dhe pajisjet kryesore të kabinave elektrike, merrem përsipër nga vet EuroElektra sipas direktivave të dhëna nga OSSH-ja. Projekt qe realizohen nga inxhinierë të licencuar duke respektuar dhe standardet teknike sipas normave të përcaktuara nga Operatori i Shpërndarjes.
Disclaimer: While every effort has been made to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations will differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For specific technical or legal advice on the information provided and related topics, please contact the author or the EuroElektra at the info@euroelektra.al, +355 42 476 501 and +355 682086560.