
Afezolli, pengjet e mia për TAP-in, Top Channel, 26.04.2017
Afezolli, pengjet e mia për TAP-in, Top Channel, 26.04.2017 Naskë Afezolli është një nga dy personat që kanë ideuar gazsjellësin TAP. Prej vitesh ai jeton dhe punon në Zvicër, për një nga kompanitë kryesore të energjisë në këtë vend, “EGL”, e cila është edhe një nga aksioneret kryesore të gazsjellësit TAP. Sot kur ky projekt është realitet, Afezolli ka disa pengje për mënyrën sesi pala shqiptare ka negociuar këtë marrëveshje. “Të gjitha linjat e gazit kanë fitime shumë të mëdha nga tranziti. Për fat të keq, këto të gjitha që unë i kisha ëndërr për t’u realizuar për Shqipërinë, pas vitit 2013 kur u bënë marrëveshjet, në këto marrëveshje përfaqësuesit e TAP ishin shumë të mobilizuar që Shqipërisë mos t’i jepnin ‘fee’ tranziti, ose element të tranzitit, kështu që Shqipëria…