Solar Power is Smart Power by EuroElektra, Ecs Adriatic, 23 Prill 2017
[huge_it_slider id=”4″]Ligji i ri i energjive te rinovueshme tashme parashikon se konsumatorët mund jo vetëm te prodhojnë energji për nevojat e tyre por edhe t’ia shesin kompanisë së shpërndarjes, sasinë e tepërt të energjisë që nuk arrijnë ta konsumojnë. Kështu, bizneset por dhe familjet që për shembull do të instalojnë panele diellore, tani mund të shndërrohen edhe në prodhues energjie. Për ketë OSSH-ja siguron lidhjen në rrjetin e shpërndarjes të gjithë palëve të interesuara.
EuroElektra ka lancuar instalimin e projekteve te vogla të energjisë së rinovueshme. Çdo shoqëri e vogël ose e mesme apo një klient familjar mund të instalojë një kapacitet total deri në 500 kW për prodhimin e energjisë elektrike nga era ose dielli për të mbuluar një pjesë ose të gjithë energjinë që nevojitet për nevojat e tij. Proces i cili ndiqet ne bashkëpunim me kompanitë dhe institucionet përgjegjëse brenda periudhës një mujore (për me shume shih ne formën e një prezantimi) fillon me ndjekjen e procedurave administrative nga EuroElektra.
Të gjitha punimet me karakter ndërtimor, linjat e furnizimit me energji elektrike dhe pajisjet kryesore të kabinave elektrike, qe duhet të kryhen nga kompani private merrem përsipër nga vet EuroElektra sipas direktivave të dhëna nga OSSH-ja. Projekt qe realizohen nga inxhinierë të licencuar duke respektuar dhe standardet teknike sipas normave të përcaktuara nga Operatori i Shpërndarjes. Pra tashme kuadri i ri normative hap perspektiva shume te mira zhvillimi për konsumatorët bizneset apo familjare, qe duan te kursejnë, duke rinovuar njëkohësisht bizneset e tyre me teknologjinë me inovative.
Disclaimer: While every effort has been made to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations will differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For specific technical or legal advice on the information provided and related topics, please contact the author or the EuroElektra at the info@euroelektra.al, +355 42 476 501 and +355 682086560.