Si ta zerojmë faturën e energjisë elektrike me panele diellore? EuroElektra, 21 Prill 2017

Përveçse kursejnë në faturën e energjisë elektrike, familjet dhe bizneset që do të instalojnë panele diellore tani mund të shndërrohen edhe në prodhues energjie. Ligji i ri parashikon sesi këto konsumatorë mund t’i shesin kompanisë së shpërndarjes, sasinë e tepërt të energjisë që prodhojnë përmes paneleve diellore, por që nuk arrijnë ta konsumojnë.

Për ketë, EuroElektra ka lancuar instalimin e projekteve te vogla të energjisë së rinovueshme për familjet dhe biznese. Çdo shoqëri e vogël ose e mesme apo një klient familjar mund të instalojë një kapacitet total deri në 500 kW për prodhimin e energjisë elektrike nga era ose dielli për të mbuluar një pjesë ose të gjithë energjinë që nevojitet për nevojat e tij dhe të injektojë energjinë e tepërt të prodhuar në rrjetin e shpërndarjes.

Proces i cili ne bashkëpunim me kompanitë dhe institucionet përgjegjëse mund te realizohet brenda periudhës një mujore duke kaluar, ne këto faza:

Faza e Pare: Aplikimi për Individët/Bizneset

Ndjekja e procedurave administrative nga EuroElektra

Koha 5 dite

Faza e Dyte: Studimi nga OSSH

Inspektimi, përgatitja, dhe firmosja e marrëveshjes

Koha 15 dite

Faza e Trete: Projektimi nga EuroElektra

Dizenjimi dhe pagesa e detyrimeve financiare

Koha 10 dite

Faza e Katërt: Punimet nga EuroElektra/OSSH

Punimet respektive, kolaudimi dhe vënia nën-tension

Koha e Punimeve + 4 dite

Për me shume, mbi sa me sipër mund ta gjeni ne formën e një prezantimi.

Bilanci neto dhe faturimi bëhen në baza mujore për secilën pikë matëse. Teprica e energjisë elektrike më e madhe se konsumi mujor shitet te furnizuesi publik, sipas çmimit të caktuar nga ERE. E gjitha bene qe kjo teknologji te jete me leverdi, jo vetëm për njësitë prodhuese të hotelerisë dhe bizneset e vogla, që konsumojnë energji gjatë ditë, por edhe për te gjithë konsumatorët, veçanërisht ne zonat ku rrezatimi është më i lartë.

Disclaimer: While every effort has been made to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations will differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For specific technical or legal advice on the information provided and related topics, please contact the author or the EuroElektra at the info@euroelektra.al, +355 42 476 501 and +355 682086560.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.