Planet Vendore, Gjermeni: Vitin e ardhshëm mbështetje financiare për 18 bashki, MZHU, 21 Prill 2017

Planet Vendore, Gjermeni: Vitin e ardhshëm mbështetje financiare për 18 bashki, MZHU, 21 Prill 2017

Informim
Planet Vendore, Gjermeni: Vitin e ardhshëm mbështetje financiare për 18 bashki, MZHU, 21 Prill 2017 Ministrja e Zhvillimit Urban, znj. Eglantina Gjermeni, mori pjesë sot, në takimin e parë kombëtar mbi krijimin e rrjetit të bashkëpunëtorëve “BRIGAID”, organizuar nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit,  në bashkëpunim me Ambasadën e Vendeve të Ulta në Tiranë. Qëllimi i projektit “Brigaid” është përthithja e ideve inavative mbi tre komponetë kryesorë të ndryshimeve klimatike si: përmbytjet, thatësirat dhe moti ekstrem, një nismë kjo që lidh inovatorët, kërkuesit, akademinë, njerëzit me ide, me institucionet, nëpërmjet disa produkteve që japin zgjidhje praktike e të shpejta në situatat e katastrofave. Në fjalën e saj, Ministrja Gjermeni u shpreh se, në këtë mandat të parë qeverisës reformat që janë ndërmarrë në kuadër të planifikimit kombëtar dhe vendor…
Read More
Si ta zerojmë faturën e energjisë elektrike me panele diellore? EuroElektra, 21 Prill 2017

Si ta zerojmë faturën e energjisë elektrike me panele diellore? EuroElektra, 21 Prill 2017

Aktivitetet, Artikuj, Hulumtimet, Informim, Përfaqësim, Publikime
Si ta zerojmë faturën e energjisë elektrike me panele diellore? EuroElektra, 21 Prill 2017 Përveçse kursejnë në faturën e energjisë elektrike, familjet dhe bizneset që do të instalojnë panele diellore tani mund të shndërrohen edhe në prodhues energjie. Ligji i ri parashikon sesi këto konsumatorë mund t’i shesin kompanisë së shpërndarjes, sasinë e tepërt të energjisë që prodhojnë përmes paneleve diellore, por që nuk arrijnë ta konsumojnë. Për ketë, EuroElektra ka lancuar instalimin e projekteve te vogla të energjisë së rinovueshme për familjet dhe biznese. Çdo shoqëri e vogël ose e mesme apo një klient familjar mund të instalojë një kapacitet total deri në 500 kW për prodhimin e energjisë elektrike nga era ose dielli për të mbuluar një pjesë ose të gjithë energjinë që nevojitet për nevojat e tij…
Read More
Në pritje të liberalizimit, tregu i energjisë zgjerohet edhe me 40 biznese të reja, Revista Monitor, 20/04/2017

Në pritje të liberalizimit, tregu i energjisë zgjerohet edhe me 40 biznese të reja, Revista Monitor, 20/04/2017

Informim
Në pritje të liberalizimit, tregu i energjisë zgjerohet edhe me 40 biznese të reja, Revista Monitor, 20/04/2017 Në pritje të hapjes së tregut të energjisë dhe veçanërisht shtimit të investimeve në sektorin privat të energjisë, numri i kompanive që licencohen për prodhimin dhe tregtimin e energjisë ka ardhur në rritje. Sipas të dhënave të  Entit Rregullator gjatë vitit të kaluar, kanë aplikuar 40 subjekte në aktivitetet e ndryshme të sektorit të energjisë elektrike dhe gazit natyror, në zbatim të kuadrit ligjor e nënligjor në fuqi. Për 32 nga këto aplikime, Bordi i ERE-es ka vendosur licencimin e tyre, ndërsa 8 aplikime janë në proces dhe licencimi i tyre do të finalizohet gjatë vitit 2017. ERE sqaron se për çdo aplikim janë zbatuar me korrektësi afatet e publikimit në median e…
Read More