Forum Biznesi “Shqipëri - Ukrainë: Një hap përpara”, Aida, 07/04/2017 Organizohet në Tiranë në datën 28 prill 2017, Forumi i Biznesit “Shqipëri - Ukrainë’’. Ky event i rëndësishëm, i pari i këtij lloji mes dy vendeve, organizohet nën kujdesin e Qendrës së Eksporteve Shqiptare, Albanian Food Industry, Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Doneskut, Ukrainë dhe me mbështjetjen e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA). Në këtë aktivitet, që synon të forcojë bashkëpunimin tregtar ndërmjet dy vendeve, do të jenë të pranishëm përfaqësues nga qeveria e Ukrainës dhe Presidenti i Dhomës së Tregtisë Ukrainase. Pjesëmarrës në forum do të jenë një sërë kompanish të mirënjohura shqiptare dhe ukrainase nga sektorët e ushqimit, pijeve, produkteve të agrikulturës, turizmit, makinerive etj., të cilat kanë shprehur interesin e tyre për partneritet me…