Hidrocentralet e reja – Gjashtë kërkesa të reja në MEI për qarkun e Elbasanit, Nertila Maho/SCAN, 14/04/2017

Gjashtë kërkesa të reja për hidrocentrale deri në 2 megavat kanë mbërritur në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë. Për të paktën katër prej tyre interesi vjen nga një kompani e vetme.

Por cilët janë hidrocentralet e propozuar dhe ku do të ndërtohen. Kompania “DON – UCD” sh.p.k. ka aplikuar për hidrocentralet Yldon 1, 2,3 dhe 4 që do të ngrihen mbi në përroin e Vërçës, degë e lumit Devoll, Bashkia Gramsh, Qarku Elbasan.

Një tjetër hidrocentral është propozuar nga bashkimi i përkohshëm i shoqërive “AON ENERGY” SH.P.K. DHE “EL-BU 2009” SH.P.K. për ndërtimin e hidrocentralit “KOTKA” në lumin e Tomorricës, Bashkia Gramsh, Qarku Elbasan.

E fundit është kompania “F.Z Construction sh.p.k  për hidrocntralin “FZ Hydropower” në pellgun ujëmbledhës të lumit Devoll, pranë fshatit Gostimë në Bashkinë Cërrik. Të gjashtë këto hidrocentrale nuk klasifikohen në kategorinë e koncesioneve pasi kuadri ligjor i tyre është i ndryshëm.

Kërkesat e paraqitura në ministri publikohen për konsultim dhe në rast se plotësohen kriteret dhe nuk ka shkelje me palë të treta ato kalojnë në miratim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.