Bursa e Energjisë është një ndër elementët kyçë që erdhi me modelin e ri të tregut të legjitimuar përmes ligjit të ri për sektorin e energjisë elektrike. Por deri më tani duket se projekti nuk ka arritur të konkretizohet në ngritjen e një strukture duke shkelur afatet që vetë ministria kishte parashikuar. Të paktën kështu konfirmohet në raportin e fundit të Sekretariatit të Energjisë.

“Ngritja e një tregu kombëtar  të organizuar sipas parimit një ditë më parë dhe një burse lokale është lidhur me adoptimin e amendamenteve për ligjin në Sektorin e Energjisë. Sipas planit të veprimit të përcaktuar nga modeli i tregut ministri duhet të kishte vendosur mbi pjesën juridike dhe strukturën e përpara datës 31 mars 2017, ndërkohë që bursa e energjisë duhet të jetë plotësisht operacionale në 1 janar 2018. Kjo nuk ka ndodhur”, thuhet në raportin e sekretariatit për Shqipërinë i publikuar në prill.

Raporti merr në vlerësim edhe aspekte të tjera të sektorit duke vlerësuar barrierat për implementimin e plotë të modelit të ri të tregut në sektorin energjetik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.