ERE: 10 hidrocentralet e reja në ndërtim, shtojnë kapacitetin prodhues me 31%, Monitor, 14/04/2017

ERE: 10 hidrocentralet e reja në ndërtim, shtojnë kapacitetin prodhues me 31%, Monitor, 14/04/2017

Informim
Energjia dhe sidomos prodhimi i saj nga uji është sektori që po zhvillohet vrullshëm vitet e fundit. Përveç 140 HEC-eve të vogla të ndërtuara nga privatët që tashmë janë në proces prodhimi është dhënë leja dhe po ndërtohen edhe 10 HEC-e private me kapacitete më të mëdha se 2 MW. Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë janë gjithsej 10 HEC-e me kapacitet të përgjithshëm 458 MW që do të rrisin prodhimin e energjisë në total me 31 për qind. Ndër këto projekte, më i madhi është ai i Moglicës me 171 MW fuqi, i cili është në proces ndërtimi. Projekte të tjera të mëdha në sektor janë ndërtimi i HEC-it të Fangut në me 72 MW në zonën e Mirditës, HEC i Stavecit me fuqi 20 MW, HEC…
Read More
Bursa e Energjisë, Sekretariati: Janë shkelur afatet për krijimin e strukturës, Nertila Maho/SCAN, 13/04/2017

Bursa e Energjisë, Sekretariati: Janë shkelur afatet për krijimin e strukturës, Nertila Maho/SCAN, 13/04/2017

Informim
Bursa e Energjisë është një ndër elementët kyçë që erdhi me modelin e ri të tregut të legjitimuar përmes ligjit të ri për sektorin e energjisë elektrike. Por deri më tani duket se projekti nuk ka arritur të konkretizohet në ngritjen e një strukture duke shkelur afatet që vetë ministria kishte parashikuar. Të paktën kështu konfirmohet në raportin e fundit të Sekretariatit të Energjisë. “Ngritja e një tregu kombëtar  të organizuar sipas parimit një ditë më parë dhe një burse lokale është lidhur me adoptimin e amendamenteve për ligjin në Sektorin e Energjisë. Sipas planit të veprimit të përcaktuar nga modeli i tregut ministri duhet të kishte vendosur mbi pjesën juridike dhe strukturën e përpara datës 31 mars 2017, ndërkohë që bursa e energjisë duhet të jetë plotësisht operacionale në…
Read More