
Konkursi Kombëtar Ide të Gjelbërta 2017
Partnerët Shqipëri ka shpallur konkursin kombëtar Ide të Gjelbërta 2017. Qëllimi i konkursit “Ide të Gjelbërta” është mbështetja e nismave të biznesit të cilat synojnë përfshirjen sociale përmes integrimit dhe punësimit, dhe zhvillimin ekonomik lokal përmes ideve miqësore ndaj mjedisit. Kriteret që duhet të plotësojë ideja që konkuron: Është një ide e gjelbërt që nuk ka filluar të zbatohet apo është në fazë embrionale. Nëse subjekti nuk është një organizatë e shoqërisë civile, sipërmarrja duhet të kategorizohet në nivelin e biznesit të vogël. Nëse subjekti është individ, ai duhet të parashikojë në planin e biznesit llojin e regjistrimit ligjor të projekt – idesë. Ideja synon zhvillimin e qëndrueshëm të mjedisit nëpërmjet krijimit të vendeve të reja të punës dhe/ose rritjen e të ardhurave. Ideja përputhet me aktivitetin bazë të subjektit…