SHBA, kriteret për bursa studimi pasuniversitare dhe për doktoraturë. Afatet për aplikim, dokumentet dhe degët ku mund të studioni, Osman Dedja/SCAN, 09/04/2017

SHBA, kriteret për bursa studimi pasuniversitare dhe për doktoraturë. Afatet për aplikim, dokumentet dhe degët ku mund të studioni, Osman Dedja/SCAN, 09/04/2017

Informim
Ambasada Amerikane, përmes një njoftimi ka publikuar programin e bursave për studentët e huaj. Bëhet fjalë për programin e bursave për studime pasuniversitare, si dhe për bursa doktoraturë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në njoftim thuhet se Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pranon aplikimet për vitin akademik 2018-2019 për programin Fulbright për studentë të huaj. “Programi Fulbright u jep mundësi profesionistëve të rinj dhe studentëve të diplomuar për të vazhduar studimet pas-universitare në Shtetet e Bashkuara. Bursat u akordohen kandidatëve që shfaqin më së miri përkushtim në detyrë si në sektorin publik dhe atë privat, si edhe potencial për të sjellë një qasje pozitive në të ardhmen e Shqipërisë, në bazë të një niveli të lartë konkurrence”. Fushat e Studimit Sipas Ambasadës së SHBA, degët për studime…
Read More
Zhvillohet ne Tirane Forumi Ekonomik Shqipëri-Hungari, Aida, 10 Prill 2017

Zhvillohet ne Tirane Forumi Ekonomik Shqipëri-Hungari, Aida, 10 Prill 2017

Aktivitetet, Informim, Përfaqësim
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në bashkëpunim me Ambasadën e Hungarisë në Tiranë dhe Dhomën Hungareze të Tregtisë organizuan sot Forumin Ekonomik Shqipëri – Hungari. Ky forum synon forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, rritjen e partneritetit si dhe shkëmbimin e eksperiencave midis bizneseve. Në këtë aktivitet morën pjesë 20 kompani hungareze te cilat kanë shprehur interesin e tyre për partneritet me kompani shqiptare dhe kanë parë nga afër mundësitë për të investuar në Shqipëri. Të pranishëm në aktivitet ishin Ministri i Shtetit Hungarez për Diplomacinë Ekonomike, z. Levente Magyar, dhe Zv/Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes, Znj. Adela Karapici, Drejtori Ekzekutiv i AIDA-s, z. Genti Beqiri, si edhe përfaqësues të tjerë të lartë të dhomave hungareze të biznesit dhe kompanive. Pas fjalës së hapjes së…
Read More