URL

Dr Lorenc Gordani N00156 Dr Lorenc Gordani N00157 Dr Lorenc Gordani N00157

Flet znj. Diana Leka, Drejtore e Sekretariatit të Këshillit të Investimeve

Diana Leka, Kryetarja e Sekretariatit të Këshillit të Investimeve thotë se ne kemi një ekonomi të orientuar nga shërbimet dhe këtu duhet të përqendrohet vëmendja. Por, ajo shton se në mënyrë që të jemi konkurrues duhet të kemi cilësi në ofrimin e shërbimeve. Nga analizat e Këshillit të Investimeve ka rezultuar se ka nënsektorë të rinj të shërbimeve të nënkontraktura (zgjerim apo specializim në sektorë më të specializuar) ku kërkesat mund të arrinin deri në 50,000 (të punësuar aktual dhe kërkesa të reja potenciale). Por, kjo duhet të shoqërohet me një strategji gjithëpërfshirëse rritjeje, pro-punësimit dhe pro-biznesit.

Cilët janë disa nga sektorët, ku vendi ka avantazh për gjenerimin e vendeve të reja të punës?

Shërbimet janë sektori kryesor ku duhet të kthehet vëmendja.

Së pari, sepse të dhënat statistikore dhe trendi i ekonomisë sonë tregojnë se kemi një ekonomi të drejtuar gjithmonë e më shumë nga shërbimet, kontributi i sektorit të shërbimeve në rritjen ekonomike, është rreth 62% (ASN, INSTAT).

Së dyti, edhe nga një këndvështrim rajonal, ne jemi të dytët në Ballkan në eksportin e shërbimeve në teknologji informacioni (Ëorld Development Indicators 2017), pas Serbisë, ndonëse në shifra jo të larta.

Së treti, jemi vendi me popullatën më të re në Europë, rreth 40% e popullsisë është më pak se 35 vjeç, ku 46,1% është shkalla e pjesëmarrjes në forcën e punës për moshën 15 – 29 vjeç (INSTAT)

Vëmendja duhet të përqendrohet te modeli dhe cilësia e ofrimit të shërbimit, për të qenë konkurrent me rajonin. Nga analizat e fundit e KI, doli që p.sh., ka nënsektorë të rinj të shërbimeve të nënkontraktura (zgjerim apo specializim në sektorë më të specializuar) ku kërkesat mund të arrinin deri në 50,000 (të punësuar aktual dhe kërkesa të reja potenciale). Sigurisht, kjo duhet të shoqërohet me një strategji gjithëpërfshirëse rritjeje, pro-punësimit dhe pro-biznesit, me një axhendë që stimulon rritjen ekonomike me një fokus të veçantë në institucione të qëndrueshme e të besueshme.

Si mund të ndihmohen me politika zhvilluese këta sektorë?

Mendoj se një ekonomi e hapur ndaj tregjeve globale dhe rajonale, sistem fiskal i qëndrueshëm dhe investimet në arsimimin e kapitalit njerëzor janë themelore. Më konkretisht, është momenti për një “fokus special” në edukim në katër shtylla si aftësitë në zgjidhjen e problemeve, aftësitë për programet Microsoft, komunikim dhe gjuhët e huaja. Te kjo e fundit duhet të mbajmë fort “cilësinë” e deritanishme se ka filluar edhe një lloj konkurrence rajonale, por edhe të diversifikohemi e të fokusohemi jo vetëm tek anglishtja por edhe gjermanishtja.

Në një analizë të fundit të Këshillit të Investimeve konstatohej se ka hendek të burimeve njerëzore. Si mund të zgjidhet ai në afatin e mesëm?

Nga konsultimet me bizneset e sektorit (përfaqësues të afro 10,000 mijë punonjësve), p.sh., u konfirmua se brezi i ri është mjaft dinamik, ka dëshirë për të mësuar aftësi të reja, janë të motivuar, por mungon modeli si edhe arsimimi në universitete nuk i korrespondon nevojave reale të tregut. Ndaj, u rekomandua një rritje e partneritetit të universiteteve me sektorin privat dhe Zyrat e Punës nëpërmjet forcimit të rolit të Zyrave të Karrierës në internshipe, praktika dhe punësim të studentëve, zhvillim i hershëm i këshillimit të karrierës që në shkollat. Përshtatje të kurrikulave universitare për industri të caktuara me anë të zbatimit të projekteve dhe lëndëve mësimore nga ambienti i biznesit vendas.

Ndërhyrje në kurrikulat universitare për të realizuar programe që lidhen me rritjen e aftësive analitike dhe praktike të studentëve. Fleksibilitet në ofrimin e dijes nga Universitetet publike nëpërmjet programeve afatshkurtra inovative në partneritet me biznesin : Akademi Biznesi (programe intensive 1-3 ditë në një fushë të caktuar si p.sh.: Konsulencë në Menaxhim dhe Operacione, Taksa, Hartime planesh biznesi, Studime fizibiliteti, etj.). Certifikatat e marra pas përfundimit me sukses të jenë të akredituara nga Ministria e Arsimit dhe e Punës si një vlerë e shtuar për akses në tregun e punës.

Nisma për krijimin e “pool of talents” p.sh., në sektorin IT të cilët identifikohen përmes konkurseve, apo aktiviteteve tjera që mund të organizohen në bashkëpunim me shkollat profesionale në IT dhe universitetet apo shkollat e mesme. Mbështetje e iniciativave të biznesit për krijimin e qendrave të kualifikimit të vazhdueshëm në teknologji dhe novacion (Digital Academy), si edhe “softëare house” për krijimin e një pool IT ekspertësh të certifikuar. Të konsiderohet, incentivimi nëpërmjet kontratave që kompanitë IT marrin nga shteti si p.sh., përfshirja në termat e referencës e trajnimeve në IT ose marrja e studentëve apo sapodiplomuarve për internship në profesione relevante me tenderin e fituar për një periudhë kohe nga kompanitë që nënkontraktohen me fonde buxhetore.

Konstatimi

Brezi i ri është mjaft dinamik, ka dëshirë për të mësuar aftësi të reja, janë të motivuar, por mungon modeli si edhe arsimimi në universitete nuk i korrespondon nevojave reale të tregut

E gjithë bota sot ka një orientim drejt start-up. Po Shqipëria?

Ka rëndësi të saktësojmë që start up është biznes që mund të regjistrohet në një nga format e shoqërive tregtare Sh.P.K, Sh.A etj., apo edhe si person fizik. Nga ana ligjore, biznesi si gjithë të tjerët, paguan taksa si lokale ashtu edhe sigurimeve shoqërore etj. Ne, si Sekretariat, kemi filluar të punojmë me problematikën e klimës së investimeve të start up, pasi anëtarët e Këshillit na kanë kërkuar të evidentojmë konkretisht barrën administrative në fillesat e tyre, gjë që është evidentuar edhe nga konsultimet direkte me to p.sh. theksojnë se janë të rinj, ka shumë letra, nuk janë të konsoliduar, e kuptojnë që duhet regjistruar, por mungon eksperienca për të punuar me administratën, ndërkohë që shteti apo donatorë konsiderojnë fonde mbështetje. Ndaj, për momentin, kërkon vëmendje fakti që nëse ne kërkojmë të stimulojmë modelin e start up, e argumentuar kjo edhe nga artikujt e fundit te publikuara nga Forumi Ekonomik Botëror për trendin e Start up në Europen Lindore dhe Ballkanin, dhe më specifikisht Shqipëria, duhet të konsiderojmë disa modele për Qeverinë, që të konsiderojë si stimulimin e ideve inovative por edhe te jepet mbështetje specifike për këto lloj biznesesh.

Mbështetja për Start up

Për momentin, kërkon vëmendje fakti që nëse ne kërkojmë të stimulojmë modelin e start up, e argumentuar kjo edhe nga artikujt e fundit te publikuara nga Forumi Ekonomik Botëror për trendin e Start up në Europen Lindore dhe Ballkanin, dhe më specifikisht Shqipëria, duhet të konsiderojmë disa modele për Qeverinë, që të konsiderojë si stimulimin e ideve inovative por edhe te jepet mbështetje specifike për këto lloj biznesesh.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.