
Beqiri: Interes në rritje për të investuar në Shqipëri, Aida, 06/04/2017
Në një intervistë të dhënë për gazetën “Albanian Free Press”, Drejtori Ekzekutiv i AIDA-s, z. Genti Beqiri, ka theksuar se interesi i të huajve që duan të investojnë në Shqipëri është në rritje. Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, gjatë vitit 2016 janë regjistruar rreth 1323 kompani të huaja që operojnë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë dhe origjinën e investimit e kanë nga Italia, Turqia etj. Gjithashtu, të dhënat e fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë, dëshmojnë trendin pozitiv rritës të fluksit të investimeve të huaja direkte (IHD) në Shqipëri gjatë viteve të fundit. Kështu, flukset e IHD-ve u rritën nga 869 milionë euro në vitin 2014, në 890 në vitin 2015, duke arritur rekordin historik prej 983 milion euro në vitin 2016. Sipas z. Beqiri,…