Enti Rregullator i Energjisë anuloi ndryshimin e çmimeve në të gjitha nivelet për 2017, Monitor, 07/04/2017

Enti Rregullator i Energjisë anuloi ndryshimin e çmimeve në të gjitha nivelet për 2017, Monitor, 07/04/2017

Artikuj, Informim
Enti Rregullator i Energjisë në një vendim që mori dje vendosi të mos ndryshojë tarifat e energjisë edhe për këtë vit edhe pse, kompanitë kishin kërkuar rritje për segmente të ndryshëm konsumatorësh. Në mbledhjen e djeshme ERE vendosi që të lërë në fuqi vendimet  139, 145, 146, 147 dhe 148 të vitit 2014.  Këto vendime të ERE më 2014 përcaktuan çmimet që konsumatorët paguajnë sot dhe gjithashtu çmimet që kompanitë e sektorin e energjetik paguajnë sot njëra-tjetrës për prodhimin dhe transmetimin, të cilat do të jenë të vlefshme deri me 31 dhjetor 2017. OSHEE kërkoi që me 2017 të aplikohen tarifa në nivele tensioni. Për konsumatorët fundor OSHEE kërkoi 4.9 lekë për kilovatorë tarifë e cila bashkë me tarifat e tjera të transmetimit dhe prodhimit  dhe furnizuesit me shumicë arrijnë…
Read More
Energji nga dielli, vërshojnë kërkesat për investime, projekti i ri  2 mln euro në Fier, Monitor 07/04/2017

Energji nga dielli, vërshojnë kërkesat për investime, projekti i ri 2 mln euro në Fier, Monitor 07/04/2017

Informim
Prodhimi i energjisë prej ujit, diellit dhe erës po tërheqin së fundmi shumë investitorë. Përveç HEC-eve shumë kërkesa janë drejtuar në Ministrinë e Energjetikes për ndërtimin e parqeve që do të prodhojnë energji të pastër nga dielli. Shqipëria si një vend 240-300 ditë diell në vit, nuk e ka të zhvilluar prodhimin e energjisë nga burimet e diellit. Por Ministria e Energjetikes ka marrë ditët të e fundit një propozim nga kompanitë “AGE Albanian General Electricity” Sh.A dhe “A.E. Distribution” Sh.P.K.,  për të ndërtuar në një park fotovoltaik në zonën e Topojës në Bashkinë Fier me vlerë investimi 2 milionë euro. Bashkimi i përkohshëm i Shoqërive ka shprehur interesin dhe kanë paraqitur pranë Ministrisë, aplikimin për ndërtimin e një parku fotovoltaik për prodhimin e energjisë nga burime të rinovueshme, me…
Read More
Ish-fushat e TransAtlantik – “Albpetrol”: Për shprehje interesi edhe blloqet në det, Nertila Maho/SCAN, 05/04/2017

Ish-fushat e TransAtlantik – “Albpetrol”: Për shprehje interesi edhe blloqet në det, Nertila Maho/SCAN, 05/04/2017

Artikuj, Informim
Kompania shtetërore e naftës Albpetrol bëri me dije se ka nxjerrë për shprehje interesi blloqet që u morën në dorëzim në janar të këtij viti nga kompania TransAtalntik Albania. Bëhet fjalë për fushat Gorisht-Kocul dhe Cakran Mollaj. Por listës i janë shtuar edhe blloqet e lira të kërkimit në detin Adriatik dhe bëhet fjalë për bllokun 2,3 dhe 4. Të gjithë investitorët e interesuar duhet të dorëzojnë aplikimet e tyre pranë kompanisë Albpetrol dhe afati i fundit për dorëzimin e këtij aplikimi është data 2 maj 2017. Çdo aplikim që do të dorëzohet nga ana tjetër në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë do të dërgohet pranë Albpetrol dhe vlerësimi i ofertës do të bëhet brenda 10 ditësh. Për secilin nga blloqet bëhet me dije se aplikimi duhet të jetë i…
Read More