Grupi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore thekson të ardhmen e Shqipërisë në shkëmbimin rajonal të energjisë, 2017-03-31

Grupi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore thekson të ardhmen e Shqipërisë në shkëmbimin rajonal të energjisë, 2017-03-31

Informim
Një grup prej tetë Drejtorësh Ekzekutivë[1] të Grupit të Bankës Botërore vizituan Shqipërinë gjatë 29-30 marsit si pjesë e një vizite më të gjerë në Ballkanin Perëndimor. Qëllimi kryesor i vizitës ishte të vlerësohej angazhimi i Grupit të Bankës Botërore në fushën e energjisë dhe të përpjekjeve për konektivitetin rajonal. Përpjekjet për rritjen e bashkëpunimit rajonal dhe përmirësimit të konektivitetit në Ballkanin Perëndimor filluan në vitin 2014 me mbështetjen e Grupit të Bankës Botërore dhe të Bashkimit Europian. Drejtorët Ekzekutivë u takuan me Kryeministrin Rama si dhe me Ministrat e Financës dhe Energjisë. Ata diskutuan progresin e bërë nga Shqipëria si dhe sfidat me të cilat përballet sektori energjetik dhe axhenda e konektivitetit rajonal. Ata shkëmbyen pikëpamje mbi lehtësimin e shkëmbimit të energjisë përmes krijimit të tregjeve të organizuara të…
Read More
2.1 mln euro për “Velçën” – “Pennine” nis procedurën e investimit, do shpojë dy puse, Roel Korkuti/SCAN, 05/04/2017

2.1 mln euro për “Velçën” – “Pennine” nis procedurën e investimit, do shpojë dy puse, Roel Korkuti/SCAN, 05/04/2017

Informim
Kanadezët e “Pennine Petroleum” njoftuan se do të investojë rreth 2.1 milionë euro në bllokun Velça. Njoftimi është dhënë nga vetë kompania nëpërmjet faqes në Web. Kanadezët kanë nënshkruar marrëveshjen që lejon shfrytëzimin e bllokut naftëmbajtës me Albpetrol më 14 Shkurt të këtij viti, me afat 6-vjeçar. Por ky afat mund të shtyhet me 25 vite në rast se do të zbulohen burime të rëndësishme të naftës. Kanadezët tashmë kanë hapur procedurën për të mundësuar kapitalin e nevojshëm për investim. “Ne jemi mjaft entuziastë për të vijuar me aktivitetin në bllokun Velça në Shqipëri“, deklaroi Desmond Smith, drejtues ekzekutiv i “Pennine Petroleum”. Kompania pritet të bëjë gati listën e objektivave të shpim-kërkimit në bllokun e “Velçës” brenda 2 muajve të ardhshëm. Ndër të tjera, kompania është shprehur e gatshme të…
Read More