
Mbahet seanca e dyte përgatitore e HEC Poçem, ECO Albania, 15 Mars 2017
U mbajt sot seanca e dyte përgatitore e HEC Poçem në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë, në Tiranë. Në këtë seancë morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Energjisë, si palë e paditur; përfaqësues të kompanisë Kovlu Energji, si palë e tretë si dhe përfaqësues të EcoAlbania, si palë paditëse në proces. Procesi i nisur nga organizatat mjedisore kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe 38 banorë të prekur nga ndërtimi i hidrocentralit të Poçemit do të vazhdojë me seancën e radhës më 30 mars 2017, ora 14:00, ku gjykatësi vendosi të hapë gjykimin e çështjes në seancën e parë gjyqësore. Gjatë seancës së fundit përgatitore avokati i çështjes prezantoi para gjykatës kërkesat e akt-padisë, si: konstatimin si akte administrative absolutisht të pavlefshme të deklaratës mjedisore dhe kontratës koncesionare. Nga ana tjetër…