Gjendet zgjidhja për TEC-in e Vlorës, Tv Klan,  20.03.2017

Gjendet zgjidhja për TEC-in e Vlorës, Tv Klan, 20.03.2017

Artikuj, Informim
Pesë vjet pas ndërtimit, korporata elektroenergjetike ka arritur të gjejë një zgjidhje për të vënë në punë TEC-in e Vlorës. I përfunduar në vitin 2012, një defekt në tubacionin e ujit, që shërben për ftohjen e turbinës ka mbajtur peng deri më sot veprën që i kushtoi buxhetit një kredi 130 milion euro. Për 3 vite rresht, KESH bëri shpallje publike për të përzgjedhur një kompani e cila do të bënte vlerësimin e dëmit dhe koston e riparimit, por askush nuk pati interes për të marrë përsipër këtë çështje. Të kontaktuar nga Televizionin Klan, zyrtarë të korporatës thonë se tashmë ekspertizën për defektin e ka marrë përsipër BERZH, i cili është dhe një nga financuesit e kredisë për TEC-in. Pas vlerësimit të dëmit, do të jetë gjykata e arbitrazhit që…
Read More
Energji nga era, parku i parë do ndërtohet në Tepelenë, Top Channel me 23 Mars 2017

Energji nga era, parku i parë do ndërtohet në Tepelenë, Top Channel me 23 Mars 2017

Artikuj, Informim
Qeveria i ka hapur dritën jeshile ndërtimit të një centrali të prodhimit të energjisë nga era nga një kompani shqiptare në fshatrat e Tepelenës. Bëhet fjalë për një investim prej rreth 13 milionë euro, krejtësisht privat dhe kompania ka rreth 5 vite që ka nisur studimin e fizibilitetit, atë teknik dhe ka marrë autorizimet për lidhjen me rrjetin e OST-së. Po ashtu ajo ka marrë të drejtat e pronësisë mbi vendet ku do të ngrihen kullat e centraleve të erës. Kullat do të jenë 6, me lartësi nga 80 deri në 92 metra, diametër 100 metra dhe me një fuqi të instaluar prej 12 megavatë. I gjithë investimi duhet të përfundojë brenda 7 muajsh nga dita e marrjes së lejes së ndërtimit. Ndërkohë, Ministria e Energjisë dhe kompania investuese duhet…
Read More
Shqipëria drejt një Qasje me Përparësi ne Mbështetje te Energjive te Rinovueshme, by Dr. Lorenc Gordani, 23 Mars 2017

Shqipëria drejt një Qasje me Përparësi ne Mbështetje te Energjive te Rinovueshme, by Dr. Lorenc Gordani, 23 Mars 2017

Artikuj, Hulumtimet, Informim, Përfaqësim, Publikime
Sektori energjetikë prej viteve ‘90 është përfshire ne një zhvillim te vrullshëm dhe te pandalshëm. Njëkohësisht, çështjet e hapura vazhdojnë te jene te shumta, dhe zhvillimi i resurseve te rinovueshme, te ndërlidhura edhe me aksiomat qe shikojnë EE dhe CO2, janë sektorë me shume te “panjohura”. Për me tepër, një mungese e theksuar vërehet ne know how si burime njerëzore, aftësim profesionale dhe strukturat mbështetëse. Sektori energjetikë është një treg i “hiper”rregulluar nga përcaktimet ligjore ose kontraktuale. Te parat mund te jene objekt rishikimi me aktoret publike dhe te dytat kërkojnë asistence te kualifikuar legale ne trajtimin e tyre. Kështu se fundmi Shqipëria aprovoi ligjin e ri mbi energjitë e rinovueshme. Projektligj i konceptuar ne përputhshmëri me direktivën “Për promovimin e përdorimit të burimeve të rinovueshme të energjisë”, si dhe…
Read More
Two 2 MW hydropower plants to be built along Tirana’s Erzen River, Scan Tv, 22/03/2017

Two 2 MW hydropower plants to be built along Tirana’s Erzen River, Scan Tv, 22/03/2017

Artikuj, Informim
An Albanian company has applied to the Ministry of Energy and Industry to secure the right to build two hydropower plants on the territory of Tirana Municipality. The public announcement that the ministry has published states that the company which has shown interest in this regard is STARTEK, a company with limited liability operating in: construction of civil and industrial buildings; import-export of goods; consultancy; etc. The first proposed hydropower plant is that of Domje with an installed capacity of 2 MW, proposed to be built on the Erzen River in Tirana. The second hydropower plant is that of Selba which has the same features as the first, with 2 megawatts, and which is also expected to be built on Erzen River. The Ministry suggested that all those who have…
Read More
Dëgjesë publike për hidrocentralet e vegjël, Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri, me 21 Mars 2017

Dëgjesë publike për hidrocentralet e vegjël, Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri, me 21 Mars 2017

Aktivitetet, Hulumtimet, Informim
Problematikat mjedisore dhe sociale që shkakton ndërtimi i HEC-eve të vegjël mbeten shqetësim për shumë komunitete në zonat ku do të kryhen këto investime si dhe për organizatat mjedisore shqiptare. Me nismën e Kryetarit të Prezencës së OSBE, ambasadorit Bernd Borchard, sot më 21 mars u mbajt një dëgjesë publike e anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese dhe Mjedisin me përfaqësues të shoqërisë civile dhe të disa agjencive ligj zbatuese në vend. Islam Lauka, përfaqësues i organizatës Toka nga Tropoja, ngiti shqetësimin e ndikimit të 12 HEC-eve mbi lumin Valbonë. Ai theksoi se procesi i dhënies së lejeve ka pasur mungesë transparence dhe mangësi të theksuara në përfshirjen e komuniteteve në këtë vendimmarrje. Specialistë të tjerë të mjedisit theksuan se raportet e VNM-së nuk janë bazuar në të dhëna…
Read More
Alsat, në ankandin e dytë, çmimi zbret ne 80 mijë euro, Revista Monitor, 20/03/2017

Alsat, në ankandin e dytë, çmimi zbret ne 80 mijë euro, Revista Monitor, 20/03/2017

Artikuj, Informim
Ankandi i parë për shitjet e disa pajisjeve televizive të televizionit ALSAT ka dështuar, duke i detyruar përmbaruesit të ulin çmimin dhe të shpallin një ankand të dytë deri në datën 23 mars. Pajisjet në shitje janë: instalimet teknike specifike me nr. Llogarie 2131+2183, skenografinë me nr. llogarie 21802, studio Skaner – Botërori 2010 me nr. Llogarie 218020 dhe pajisje zyre dhe informatike me nr. llogarie 21820, sipas Marrëveshjes Barrë Siguruese Nr.337 Rep., Nr.171 Kol., datë 17.06.2014. Ndërsa vlera e tregut të tyre ishte 142 mijë euro dhe çmimi fillestar në ankandin e parë u caktua 113 mijë euro, pas rivlerësimit të ri, në ankandin e dytë çmimi ka zbritur në 79.6 mijë euro, sipas njoftimit nga kompania përmbarimore TDR Group. Shitja bëhet për llogari të Bankës Veneto, ndaj së…
Read More
Investitorët në pritje, Revista Monitor, 18 Mars 2017

Investitorët në pritje, Revista Monitor, 18 Mars 2017

Artikuj, Informim, Përfaqësim
Flet Matteo Colangeli, drejtor i BERZH-it për Shqipërinë Drejtori për Shqipërinë i Bankës Evropianë për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Matteo Colangeli, rrëfehet në një intervistë të posaçme për “Monitor” për çështje që lidhen me ndikimin e situatës politike te klima e biznesit, rëndësinë e procesit të “Vetting”-ut, investimet strategjike të portofolit, por edhe vlerësimi për aksionerët e rinj kinezë të aeroportit “Nënë Tereza”. Ai shton se investimet potenciale, apo investitorët të cilët po konsiderojnë projekte apo aktivitete të reja në Shqipëri, do të kalojnë në gjendje “pritjeje”. Ata do të presin disa muaj për të parë sesi do të shkojnë zgjedhjet dhe për qeverinë e re, për të marrë vendime Z. Colangeli, situata politike që po kalon aktualisht Shqipëria a mendoni se do të ketë ndikim sa i përket Investimeve…
Read More
Plani për uljen e CO2, Scan Tv,  17.03.2017

Plani për uljen e CO2, Scan Tv, 17.03.2017

Artikuj, Informim
  Ministria e Mjedisit ka një projektligj për ndryshimet klimatike që po diskutohet prej pak kohësh me grupe të ndryshme interesi. Por ky draft në një nen specifik të tij parashtron edhe detyrat që kanë ministritë e linjës. Sipas fushës që mbulon secila, Ministria e Mjedisit ka përcaktuar edhe opsionet e mundshme për t’u zbatuar, dhe këto opsione nisin nga energjia, tek kreditë për banesa të gjelbra tek dhënia e incentivave për blerjen e makinave elektrike. Kështu janë shtatë fusha që janë përcaktuar në draft si të nevojshme për t’u përditësuar në dokumente dhe politika të ministrive të linjës. Së pari në fushën e prodhimit të energjisë: energjitë e rinovueshme, shpërndarja, menaxhimi i shpërndarjes, ruajtja e energjisë, produktet/ teknologjitë që mbështetin sistemet energjitike inteligjente, qendrat e të dhënave për përdorimin…
Read More
Punimet e Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit për EJL, KK, 18 Mars 2017

Punimet e Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit për EJL, KK, 18 Mars 2017

* Me kryesore, Aktivitetet, Artikuj, Informim, Përfaqësim, Publikime
Deputetët Mustafa e Haradinaj po marrin pjesë në punimet e komisioneve të përgjithshme të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit për Europën Juglindore, Kuvendi i Kosoves, 18 Mars 2017 Një delegacion i Kuvendit të Republikës së Kosovës, po qëndron në Kroaci, për të ndjekur punimet e Komisioneve të përgjithshme të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit për Europën Juglindore (PBEJL), të cilat po mbahen në Parlamentin e Kroacise. Delegacioni është i përbërë nga kryetarët e komisioneve parlamentare të Kuvendit të Kosovës, Muhamet Mustafa dhe Daut Haradinaj, njëherësh anëtarë të përherëshem të Kuvendit të Kosovës për përfaqësim në Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Energji, përkatësisht në Komisionin për Drejtësi, Punë të Brendshme dhe Bashkëpunim për Sigurinë. Dje u zhvilluan takimet e Komisionit të përgjithshëm për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Energji, në përbërje…
Read More
FSHZH hap tenderat per 10 projektet qe kushtojne 82 mln euro, ACP, 17-03-2017

FSHZH hap tenderat per 10 projektet qe kushtojne 82 mln euro, ACP, 17-03-2017

Artikuj, Informim
FSHZH hap tenderat per 10 projektet qe kushtojne 82 mln euro, ACP, 17-03-2017 Fondi Shqiptar i Zhvillimit që tashmë është shndërruar në levën kryesore te menaxhimit të investimeve publike në rrugë, ka në plan të investojë në dy vitet në vijim një shumë prej 82 milionë eurosh. Sipas planit që vetë FSHZH ka shpallur zyrtarisht shuma do të investohet në 10 projekte, që përfshijnë infrastrukturën rrugore. “Në kuadër të iniciativës së Qeverisë Shqiptare për financimin e projekteve prioritare të infrastrukturës rrugore, FSHZH është angazhuar për përgatitjen e paketës së financimit e procedurave te tenderimit te cilat do ti hapin rrugë fillimit të punimeve civile në terren. Aktualisht janë shpallur procedurat për tenderimin e punimeve civile 10 segmente rrugore”, thuhet në planin e investimeve për vitet 2017-2018 të FSHZH-së. Fondi Shqiptar…
Read More