Sot me date 30/3/2017 Asambleja e Përgjithshme e ENTSO-E miratoi vendimin per antaresimin e OST sh.a. ne ENTSO-E. OST sh.a. behet keshtu pjese e organizatës evropiane te operatoreve të transmetimt te energjisë elektrike me 43 antare nga 36 vende te Evropes perfshire OST sh.a. dhe Shqiperine.

Antaresimi i OST sh.a. ne ENTSO-E ka qene një nga objektivat kryesore te shoqërisë qe prej vitit 2013. Vendimi i sotem finalizon perpjekjet disavjecare dhe vjen si rezultat i plotesimit të të gjithe kritereve nga OST sh.a. nëpërmjet bashkëpunimit teknik me grupet e punës te ENTSO-E, kryerjes se investimeve strategjike ne rrjetin e transmetimit dhe plotesimit te kritereve sipas Direktives se KE per Paketen e Trete Legjislative te Energjise.

Antaresimi i OST sh.a. ne ENTSO-E perben nje hap te rëndësishëm ne procesin e integrimit dhe dergon nje sinjal te qarte per institucionet financiare dhe investitoret per permbushjen e standarteve evropiane nga OST sh.a.. OST sh.a. i bashkohet keshtu perpjekjeve dhe angazhimeve përballe projekteve sfiduese te krijimit te tregut të brendshem të energjise dhe integrimit ne tregun evropian, rritjes se sigurise se furnizimit, rritjes se perfitimit per konsumatoret dhe permbushjes se agendes evropiane ne lidhje me ambjentin dhe klimën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.