Shqipëria behet pjese e organizatës evropiane te operatoreve të transmetimit te energjisë elektrike, Njoftim OST, 30/3/2017

Shqipëria behet pjese e organizatës evropiane te operatoreve të transmetimit te energjisë elektrike, Njoftim OST, 30/3/2017

Informim
Sot me date 30/3/2017 Asambleja e Përgjithshme e ENTSO-E miratoi vendimin per antaresimin e OST sh.a. ne ENTSO-E. OST sh.a. behet keshtu pjese e organizatës evropiane te operatoreve të transmetimt te energjisë elektrike me 43 antare nga 36 vende te Evropes perfshire OST sh.a. dhe Shqiperine. Antaresimi i OST sh.a. ne ENTSO-E ka qene një nga objektivat kryesore te shoqërisë qe prej vitit 2013. Vendimi i sotem finalizon perpjekjet disavjecare dhe vjen si rezultat i plotesimit të të gjithe kritereve nga OST sh.a. nëpërmjet bashkëpunimit teknik me grupet e punës te ENTSO-E, kryerjes se investimeve strategjike ne rrjetin e transmetimit dhe plotesimit te kritereve sipas Direktives se KE per Paketen e Trete Legjislative te Energjise. Antaresimi i OST sh.a. ne ENTSO-E perben nje hap te rëndësishëm ne procesin e integrimit…
Read More
Shtyhet afati i mbrojtjes së posaçme për investitorët e huaj! SCAN 29/03/2017

Shtyhet afati i mbrojtjes së posaçme për investitorët e huaj! SCAN 29/03/2017

Artikuj, Informim
Qeveria ka vendosur të shtyjë me afatin e mbrojtjes së posaçme për investimet e huaja. Në mbledhjen e fundit, Këshilli i Ministrave ka shtyrë deri me 31 dhjetor 2018 afatin që përcaktohej në ligjin për investimet e huaja. Në ligj përcaktohej se afati i fundit ka qenë 31 dhjetori i vitit 2014. Krahas përcaktimit të afatit të ri të vlefshmërisë së këtij neni, qeveria ka vendosur të shtojë dhe një paragraf ku detajohen procedurat e përfitimit të mbrojtjes së posaçme shtetërore nga investitorët e huaj. “Mbrojtje të posaçme shtetërore, sipas parashikimeve të neneve 8/b, pikat 1 e 2, 8/d dhe 8/dh, të këtij ligji, përfitojnë automatikisht dhe pa pasur nevojën e ndjekjes së ndonjë procedure apo marrjes së ndonjë vendimi tjetër edhe investitorët/investimet strategjike, procedurë e  veçantë, që kanë marrë…
Read More