Shqipëria prodhoi 7.1 miliardë kWh energji elektrike gjatë vitit 2016, Revista Monitor, 26.03.2017

Shqipëria prodhoi 7.1 miliardë kWh energji elektrike gjatë vitit 2016, Revista Monitor, 26.03.2017

Artikuj, Informim
Prodhimi i Energjisë elektrike gjatë vitit 2016 arriti 7.1 miliardë kWh, si pasojë e shirave të bollshëm dhe hyrjes në rrjet të hidrocentraleve të reja private, bëri të ditur Instituti i Statistikave në raportin mbi bilancin e energjisë elektrike të vendit. Prodhimi prej 7.1 miliardë kWh është i dyti më i lartë i shënuar në historinë elektroenergjetike të vendit pas prodhimit prej 7.6 miliardësh të realizuar në vitin 2010, vit kur reshjet qenë gjithashtu të larta dhe shkaktuan përmbytje në një pjesë të konsiderueshme të ultësirës Perëndimore, më së shumti në Shkodër. Prodhimi i energjisë elektrike në Shqipëri është i varur në masën 100 për qind nga hidrocentralet, ku sasia e reshjeve dhe menaxhimi i prurjeve janë përcaktuesit kryesorë të sasisë së prodhimit. Gjatë vitit 2016, niveli i Fierzës qe…
Read More