Ministria e Energjisë dhe Industrisë njoftoi se ka shpallur një ofertë fituese për ndërtimin e hidrocenteralit të “Gurit të Bardhë”. Bëhet fjalë për një koncesion të formës BOT (Ndërtim, operim dhe Transferim) me një afat kontrate 35 vjet.

Sipas njoftimit të bërë në buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik pjesëmarrëse në garë ishin dy ofertues “Alko-Impex General Construction” degë e një shoqërie të huaj që është skualifikuar për mungesë dokumentacioni dhe Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “Sina 98” sh.p.k., “Besland” sh.p.k.” dhe “Albmerkuri” sh.p.k të shpallur fitues.

Hidrocentrali pritet që të ndërtohet në pellgun ujëmbledhës të përrenjve të Zallit te Dishit dhe të Shehut. Fuqia e instaluar parashikohet të jetë 8805 kW, koha e zbatimit të kontratës 24 muaj dhe vlera e investimit pa përfshirë TVSH 5.8 milionë euro.

Ky është një ndër hidrocentralet e fundit të dhëna nga kjo Ministri që i shtohen listës së 525 të tjerëve që janë dhënë ndër vite. Një praktikë që po ndiqet së fundmi është ai i hidrocentraleve deri në 2MW që nuk konsiderohen si koncesione tipike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.