
Shqipëria nuk arrin dot objektivin për energjinë e rinovueshme deri në vitin 2020, E.Sh/Shekulli me 24 Mars 2017
“Monitor” ka publikuar një artikull ku flitet për objektivat e vendeve të Ballkanit për energjinë e rinovueshme deri në vitin 2020. Për sa i përket artikullit, thuhet se vetëm 4 vende mund të arrijnë objektivin deri në vitin e lartpërmendur. Bullgaria, Kroacia, Mali i Zi dhe Rumania, janë të vetmet vende të cilat e kalojnë këtë sprovë. Mes tyre nuk është Shqipëria e cila ka si target arritjen e 38% energjisë së rinovueshme ndaj konsumit total. Të dhënat bëhen të ditura nga Eurostat. Më keq paraqitet Qipro me vetëm 9.4% të konsumit të energjisë së rinovueshme nga 13% që është targeti dhe Maqedonia me rreth 19.9% nga 28% që ka tragetin. Sipas këtyre të dhënave Rumania është vendi i parë që ka arritur të ketë 24.8% të konsumit final nga…