Nevojat e energjisë elektrike në vend plotësohen njëkohësisht nëpërmjet prodhimit vendas dhe eksportit. Eksportet e energjisë për vitin 2016, u kthyen pozitiv për herë të parë që nga viti 2010.  Sipas INSTAT, ato arritën në 1868 GWh (gigavatorë), ose dy herë më shumë krahasuar me vitin 2015. Kjo është vetëm hera e dytë në 17 vitet e fundit që Shqipëria e mbyll me një bilanc energjetik pozitiv, megjithëse tatimi mbi vlerën e shtuar nuk zbatohet për eksportet e energjisë elektrike.

Rritja e prodhimit vendas edhe ulja e humbjeve në rrjet kanë kontribuar në uljen e sasive të importuara të energjisë. Tradicionalisht vendet si Serbia, Zvicra Mali i Zi dhe Sllovenia paraqiten si partnerët kryesorë në importin dhe eksportin e energjisë elektrike në tregun ndërkombëtar me mbi rreth 80% të importeve dhe eksporteve përgjatë viteve 2011 – 2015.

Ky është rezultat i uljeve te humbjeve në vitet e fundit dhe kushteve të favorshme hidrike, por edhe i rritjes së kapacitetit prodhues. Vitin e kaluar, pesha e hidrocentraleve privatë dhe koncesionarë arriti në afro 29% të prodhimit total, nga 24% që kishte qenë në vitin 2015. Prodhimi vendas i energjisë vitin e kaluar arriti në 7135 GWh, në rritje vjetore me 22%.

Njëkohësisht, humbjet e energjisë në rrjet vitin e kaluar zbritën sërish, pranë nivelit 28%, nga 30.2% që kishin qenë në vitin 2015. Sipas të dhënave të INSTAT, tashmë humbjet në shumicën dërrmuese janë humbje teknike, të shkaktuara nga mangësitë dhe amortizimi i rrjetit të transmetimit dhe shpërndarjes. Humbjet e regjistruara nga operatorët si humbje jo teknike, kryesisht vjedhje të energjisë, për vitin e kaluar ranë në 6.3% të totalit, nga 9.2% që ishin në vitin 2015.

Pavarësisht nga kjo, niveli i humbjeve prej 28% është ende i lartë dhe objektivat për uljen e tyre, të dakordësuara me Bankën Botërore dhe Fondin Monetar ndërkombëtar, nuk janë arritur. Sipas qeverisë shqiptare, kjo ka ndodhur për shkak të mosrealizimit të planit të investimeve në rrjete, sidomos në atë të shpërndarjes.

For more on above, we invite you to subscribe at the newsletter of the ECS Adriatic or discover through the Official Website of Acerc or to keep updated through the Albanian Energy Market – AEM Group and Personal Publications in LinkedIn.

Disclaimer: While every effort has been made to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations will differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For specific technical or legal advice on the information provided and related topics, please contact the author at the “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.