Energjia elektrike renditet burimi i dytë energjetik më i rëndësishëm në vend pas naftës dhe nën-produkteve të saj, me rreth 24% të energjisë së prodhuar në vend. Sistemi elektroenergjetik tradicionalisht nen domenin publik, ka ardhur duke u “çliruar” qe pas vitit 2006 si rrjedhojë e kocensioneve dhe privatizimeve në sektor.

Aktualisht Shteti Shqiptar zotëronte dhe administron Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST) dhe Operatorin Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE). KESH-i ka qenë dhe vazhdon të jetë shoqëri e administruar dhe zotëruar 100% nga Shtetit Shqiptar që prej themelimit të tij. Me një kapacitet të instaluar prej 1,448 MW, ndërtuar në kaskadën e lumit Drin në veri, KESH gjeneroi rreth 76% të prodhimit të energjisë në vitin 2015 raportuar në 5,866 GWh.

Prodhimi vendas i energjisë përbënte rreth 81% të flukseve të energjisë transmetuar dhe shpërndarë për konsum të brendshëm në vitin 2015. Për shkak të strukturës aktuale të furnizimit, prodhimi i gjeneruar nga KESH mbetet shtylla kryesore e furnizimit me energji elektrike në vend. Gjithsesi modeli i ri tregut të energjisë e çliron KESH nga detyrimi për të furnizuar OSHEE-në me çmime të rregulluara. Ky model krijon mundësinë që KESH të shesë energjinë në treg duke menaxhuar rezervën energjitike që të përfitojë nga çmimet e larta në kohët e pikut.

Qeveria e Shqipërisë po kërkon vazhdimisht të shfrytëzojë potencialet hidroenergjetike në vend nëpërmjet investimeve private dhe me kocension. Në fillim të vitit 2017, AKBN raportoi rreth 533 HEC-e të dhëna më kocension, nga të cilat vetëm 138 prodhuan energji në vitin 2016. Sipas AKBN, një numër i vogël janë në ndërtim dhe pjesa me e madhe nuk kanë filluar ende të ndërtohen, duke shfaqur vonesa ne mbi dy vjet.

Për shumë vite, Shteti shqiptar po subvencionon sektorin e energjisë përmes rregullimit të çmimeve të prodhimit të energjisë, transmetimit dhe shpërndarjes. Ky fakt shpjegon kontributin relativisht të ulët të sektorit në të ardhurat fiskale. Aktualisht sektori energjisë në vend është në proces reformash drejt liberalizimit të plotë të tregut të energjisë. Modelit i ri i tregut shqiptar të energjisë, e ngarkon OST me përgjegjësinë për administrimin e Bursës Shqiptare të Energjisë.

Në kontekstin e reformave të vazhdueshme në fund të vitit 2016, modeli i ri i tregut të energjisë elektrike, i cili do të zëvendësojë gradualisht modelin e tregut të rregulluar. Në datën e sotme Qeveria është në proces hartimi të masave tranzitore të kalimin nga tregu rregulluar drejt liberalizimit të plotë. Ky model parashikon krijimin dhe funksionimin e Bursës Shqiptare të Energjisë (BSHE) deri në fund të vitit 2017 dhe liberalizimin e aksesit të pjesëmarrësve në tregun shqiptar të energjisë.

For more on above, we invite you to subscribe at the newsletter of the ECS Adriatic or discover through the Official Website of Acerc or to keep updated through the Albanian Energy Market – AEM Group and Personal Publications in LinkedIn.

Disclaimer: While every effort has been made to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations will differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For specific technical or legal advice on the information provided and related topics, please contact the author at the “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.