
Firmoset “Velça” -“Pennine” e merr për 6 vjet, do fillojë me dy puse, Roel Korkuti/SCAN, 24/03/2017
Kompania kanadeze, “Pennine Petroleum Corporation” ka nënshkruar një marrëveshje me Albpetrol për shfrytëzim të bllokut “Velça”. Marrëveshja përmban një kontratë shfrytëzimi me afat 6-vjeçar. Në rast të zbulimit të naftës apo gazit natyror, marrëveshja përfshin një mundësi zgjerimi të kontratës me një afat 25-vjeçar. Desmond Smith që është edhe drejtuesi ekzekutiv i Pennine Petroleum, deklaroi se, Shqipëria i jep rëndësi projekteve madhore të infrastrukturës energjetike, si dhe ka një histori të njohur të investimeve të huaja direkte në avancimin dhe progresin e sektorit. Kompania do të bëjë gati listën e objektivave të shpim-kërkimit në bllokun e “Velçës” brenda 2 muajve. Ndër të tjera, kompania është shprehur e gatshme të investojë edhe më tej në Shqipëri, pasi vlerëson se vendi ka një perspektivë mjaft pozitive. Marrëveshja e sapo nënshkruar përfshin…