
Gjendet zgjidhja për TEC-in e Vlorës, Tv Klan, 20.03.2017
Pesë vjet pas ndërtimit, korporata elektroenergjetike ka arritur të gjejë një zgjidhje për të vënë në punë TEC-in e Vlorës. I përfunduar në vitin 2012, një defekt në tubacionin e ujit, që shërben për ftohjen e turbinës ka mbajtur peng deri më sot veprën që i kushtoi buxhetit një kredi 130 milion euro. Për 3 vite rresht, KESH bëri shpallje publike për të përzgjedhur një kompani e cila do të bënte vlerësimin e dëmit dhe koston e riparimit, por askush nuk pati interes për të marrë përsipër këtë çështje. Të kontaktuar nga Televizionin Klan, zyrtarë të korporatës thonë se tashmë ekspertizën për defektin e ka marrë përsipër BERZH, i cili është dhe një nga financuesit e kredisë për TEC-in. Pas vlerësimit të dëmit, do të jetë gjykata e arbitrazhit që…