Sektori energjetikë prej viteve ‘90 është përfshire ne një zhvillim te vrullshëm dhe te pandalshëm. Njëkohësisht, çështjet e hapura vazhdojnë te jene te shumta, dhe zhvillimi i resurseve te rinovueshme, te ndërlidhura edhe me aksiomat qe shikojnë EE dhe CO2, janë sektorë me shume te “panjohura”. Për me tepër, një mungese e theksuar vërehet ne know how si burime njerëzore, aftësim profesionale dhe strukturat mbështetëse.

Sektori energjetikë është një treg i “hiper”rregulluar nga përcaktimet ligjore ose kontraktuale. Te parat mund te jene objekt rishikimi me aktoret publike dhe te dytat kërkojnë asistence te kualifikuar legale ne trajtimin e tyre. Kështu se fundmi Shqipëria aprovoi ligjin e ri mbi energjitë e rinovueshme. Projektligj i konceptuar ne përputhshmëri me direktivën “Për promovimin e përdorimit të burimeve të rinovueshme të energjisë”, si dhe kërkesat e paketës së tretë të energjisë të BE-së.

Projektligji qe u hartua nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë dhe kaloi për mendim në disa institucione si Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Financave, Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Ministrinë e Mjedisit, Ministrinë e Zhvillimit Urban, Ministrinë e Integrimit Evropian dhe te ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Ne kuadër te bashkëpunim institucionale me shoqërinë civile dhe boten akademike, edhe ACERC ka avancuar me propozimet e saj mbi sfidat në afatgjatë që duhet të përmbushen në sektorin energjetik, për periudhën 2017-2020. Fokusi i se secilës lidhet me plotësimin e nevojës energjetike me qëllim garantimin e zhvillimit ekonomiko-shoqëror; përcaktimin dhe zbatimin e praktikave më të mira për të plotësuar parimin e “kostos më të ulët”; rritjen e përdorimit të burimeve të rinovueshme të energjisë; përmisimin e klimës se biznesit me qëllim aktivizimin e investimeve private dhe publike, etj.

Në rastin me te mire ne 10-12 vitet e fundit, në Shqipëri, pjesa më e madhe e debatit në lidhje me nxitjen e përdorimit të burimeve të rinovueshme është përqendruar në skemat e mbështetjes financiare dhe përmirësimin e kushteve të lidhjes në rrjet për energjinë elektrike të rinovueshme. Si rrjedhim deri me këtu gabimisht te gjitha politikat e sektorit kane synuar ta vene theksin vetëm tek tarifat e blerjes se energjisë.

Gjithsesi edhe deri me ketu, llogaritet që Shqipëria në vitin 2020 do të duhet te ketë rreth 2450 ktoe konsum final të burimeve energjetike, nga të cilat të paktën 38% do të duhet te vijnë nga burime energjetike të rinovueshme. Kjo do të thotë se në bilancin e energjisë do të shtohen 397 ktoe si burime të rinovueshme ose do të kemi në total 1,017 ktoe (ose rreth 2,700 GWh së bashku me 210 ktoe biomasë dhe 75 ktoe biokarburante) krahasuar me vitin 2009. Ky skenar parashikon të paktën 21,696 milionë lek në vit ose 108,500 milionë lek në harkun e 5 viteve deri në vitin 2020.

Kështu qe padyshim tarifat janë çështjet kryesore që do të duhet te vazhdojnë të mbeten në qendër të ndërhyrjeve normative, por ne fakt opsionet mbështetjes nënkuptojnë çdo instrument, skemё apo mekanizёm të zbatuar pёr tё nxitur pёrdorimin e energjisё nga burimet e rinovueshme duke zvogёluar koston e asaj energjie, duke rritur çmimin me tё cilin ajo mund tё shitet ose duke rritur vёllimin e energjisё sё blerё me anё tё detyrimeve pёr energji tё rinovueshme ose mёnyra tё tjera. Kjo pёrfshin, por nuk kufizohet vetёm nё ndihmën për investimin, ndihmën për operimin, pёrjashtime nga taksat apo zbatim i taksave mё tё ulëta, rimbursim tё taksave.

Lidhur me shfrytëzimin e burimeve të rinovueshme të energjisë, Shqipëria ka specifikat e saj qe e bëjnë të veçantë, sepse prodhimi i energjisë elektrike në vend realizohet në pjesën më të madhe nga përdorimi i hidrocentraleve të mëdha dhe të mesme. Po ashtu, rreth 10-13% e totalit të burimeve primare të energjisë (TBPE) në vend, përfshirë importet, sigurohet nga biomasa, në veçanti nga drutë e zjarrit. Nga ana tjetër, Shqipëria kryen importe të konsiderueshme të energjisë elektrike, të cilat, në varësi të kushteve vjetore, ndryshojnë nga 30 – 60% e TBPE-së.

Energjia e rinovueshme mund të jetë zgjidhja për uljen e kësaj varësie strategjike nga importe, dhe për përmirësimin jo vetëm të sigurisë së furnizimit me energji por edhe të sigurisë makroekonomike dhe politike të vendit duke ulur deficitin e buxhetit të vendit. Mbi bazën e këtyre fakteve që ofrojnë kontekstin për rritjen e mundshme të rolit të BRE-ve në gjendjen e energjisë dhe ekonomisë aktuale në Shqipëri dhe mbi bazën e parimeve të sigurisë energjetike e të vlerës ekonomike shtuar në ekonominë vendase, duhet te bazohen edhe objektivat e mundshëm të politikës së BRE-ve.

Ne filane rritja e përdorimit të teknologjive BRE është një hap me rëndësi në përgjithësi drejt një shoqërie më të qëndrueshme dhe, në veçanti, sjell përfitime të mëdha për industrinë shqiptare. Kështu qe argumenti i vlerës së shtuar në ekonominë vendase do të duhet të merret edhe me shume ne konsiderate në procesin e vendimmarrjes për skemat e reja mbështetëse ndaj BRE-ve. Rritja e përdorimit të teknologjive BRE-ve është një hap me rëndësi në përgjithësi, drejt një shoqërie më të qëndrueshme dhe, në veçanti, sjell përfitime të mëdha për industrinë shqiptare.

For more on above, we invite you to subscribe at the newsletter of the ECS Adriatic, discover through the Official Website of Acerc and to keep updated through the Albanian Energy Market – AEM Group and Personal Publications in LinkedIn.

Disclaimer: While every effort has been made to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations will differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For specific technical or legal advice on the information provided and related topics, please contact the author at the “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.