
Dëgjesë publike për hidrocentralet e vegjël, Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri, me 21 Mars 2017
Problematikat mjedisore dhe sociale që shkakton ndërtimi i HEC-eve të vegjël mbeten shqetësim për shumë komunitete në zonat ku do të kryhen këto investime si dhe për organizatat mjedisore shqiptare. Me nismën e Kryetarit të Prezencës së OSBE, ambasadorit Bernd Borchard, sot më 21 mars u mbajt një dëgjesë publike e anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese dhe Mjedisin me përfaqësues të shoqërisë civile dhe të disa agjencive ligj zbatuese në vend. Islam Lauka, përfaqësues i organizatës Toka nga Tropoja, ngiti shqetësimin e ndikimit të 12 HEC-eve mbi lumin Valbonë. Ai theksoi se procesi i dhënies së lejeve ka pasur mungesë transparence dhe mangësi të theksuara në përfshirjen e komuniteteve në këtë vendimmarrje. Specialistë të tjerë të mjedisit theksuan se raportet e VNM-së nuk janë bazuar në të dhëna…