
Alsat, në ankandin e dytë, çmimi zbret ne 80 mijë euro, Revista Monitor, 20/03/2017
Ankandi i parë për shitjet e disa pajisjeve televizive të televizionit ALSAT ka dështuar, duke i detyruar përmbaruesit të ulin çmimin dhe të shpallin një ankand të dytë deri në datën 23 mars. Pajisjet në shitje janë: instalimet teknike specifike me nr. Llogarie 2131+2183, skenografinë me nr. llogarie 21802, studio Skaner – Botërori 2010 me nr. Llogarie 218020 dhe pajisje zyre dhe informatike me nr. llogarie 21820, sipas Marrëveshjes Barrë Siguruese Nr.337 Rep., Nr.171 Kol., datë 17.06.2014. Ndërsa vlera e tregut të tyre ishte 142 mijë euro dhe çmimi fillestar në ankandin e parë u caktua 113 mijë euro, pas rivlerësimit të ri, në ankandin e dytë çmimi ka zbritur në 79.6 mijë euro, sipas njoftimit nga kompania përmbarimore TDR Group. Shitja bëhet për llogari të Bankës Veneto, ndaj së…