Plani për uljen e CO2, Scan Tv,  17.03.2017

Plani për uljen e CO2, Scan Tv, 17.03.2017

Artikuj, Informim
  Ministria e Mjedisit ka një projektligj për ndryshimet klimatike që po diskutohet prej pak kohësh me grupe të ndryshme interesi. Por ky draft në një nen specifik të tij parashtron edhe detyrat që kanë ministritë e linjës. Sipas fushës që mbulon secila, Ministria e Mjedisit ka përcaktuar edhe opsionet e mundshme për t’u zbatuar, dhe këto opsione nisin nga energjia, tek kreditë për banesa të gjelbra tek dhënia e incentivave për blerjen e makinave elektrike. Kështu janë shtatë fusha që janë përcaktuar në draft si të nevojshme për t’u përditësuar në dokumente dhe politika të ministrive të linjës. Së pari në fushën e prodhimit të energjisë: energjitë e rinovueshme, shpërndarja, menaxhimi i shpërndarjes, ruajtja e energjisë, produktet/ teknologjitë që mbështetin sistemet energjitike inteligjente, qendrat e të dhënave për përdorimin…
Read More
Punimet e Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit për EJL, KK, 18 Mars 2017

Punimet e Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit për EJL, KK, 18 Mars 2017

* Me kryesore, Aktivitetet, Artikuj, Informim, Përfaqësim, Publikime
Deputetët Mustafa e Haradinaj po marrin pjesë në punimet e komisioneve të përgjithshme të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit për Europën Juglindore, Kuvendi i Kosoves, 18 Mars 2017 Një delegacion i Kuvendit të Republikës së Kosovës, po qëndron në Kroaci, për të ndjekur punimet e Komisioneve të përgjithshme të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit për Europën Juglindore (PBEJL), të cilat po mbahen në Parlamentin e Kroacise. Delegacioni është i përbërë nga kryetarët e komisioneve parlamentare të Kuvendit të Kosovës, Muhamet Mustafa dhe Daut Haradinaj, njëherësh anëtarë të përherëshem të Kuvendit të Kosovës për përfaqësim në Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Energji, përkatësisht në Komisionin për Drejtësi, Punë të Brendshme dhe Bashkëpunim për Sigurinë. Dje u zhvilluan takimet e Komisionit të përgjithshëm për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Energji, në përbërje…
Read More