240 mijë $ mbajnë peng arbitrazhin me “Bankers Petrolium”,  TV Klan, 09/03/2017

240 mijë $ mbajnë peng arbitrazhin me “Bankers Petrolium”, TV Klan, 09/03/2017

Artikuj, Informim, Publikime
5 muaj pasi ka marrë vendimin për të çuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit kompaninë Bankers Petrolium për çështjen e 60 milion dollarëve tatim – fitim që pretendojnë të marrin financat shqiptare vetëm për vitin 2011-të, pala shqiptare nuk ka mundur të hapë çështjen në këtë gjykatë. Shkak është bërë pagesa që kërkohet të jepet për Gjykatën Tribunale të Arbitrazhit prej 240 mijë dollarësh, dhe që akoma dhe sot, qeveria nuk ka miratuar asnjë fond. Televizioni Klan, ka arritur të sigurojë një dokument konfidencial që sekretariati i Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit i ka çuar palës shqiptare, ku i nënvizon afatet dhe kushtet për të zhvilluar seancën. Shqipëria duhet të paguajë 240 mijë dollarë deri në datën 13 mars, ose çështja nuk do të merret në shqyrtim. Burime konfidenciale thonë për…
Read More
Transportet kërkojnë prishje kontrate për koncesionin e terminalëve në Durrës; Koncesionari fitoi 3 mln euro në 2015, Revista Monitor, 08/03/2017

Transportet kërkojnë prishje kontrate për koncesionin e terminalëve në Durrës; Koncesionari fitoi 3 mln euro në 2015, Revista Monitor, 08/03/2017

Artikuj, Informim, Publikime
Ministria e Transporteve ka kërkuar zgjidhjen e koncesionit për mirëmbajtjen e terminalit të kontenierëve në Portin e Durrësit, me argumentin se koncesionari “Durrës Container Terminal” Sh.a nuk ka përmbushur kushtet e kontratës. Konflikti ka përfunduar në Gjykatë, ku Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka paditur Koncensionaret Durrës Kurum Shipping, sha, Global dhe Liman Isletmeleri AS, Marinel S.R.L (që zotërojnë kompaninë Durrës Container Terminal). Objekti i palës paditëse është zgjidhja e kontratës “Për dhënien me koncesion të menaxhimit, operimit, mirëmbajtjes dhe përmirësimit teknik të terminalit të konteinerëve në portin e Durrësit” datë 22/06/2011, për shkak të mospërmbushjes nga ana e koncesionarit të detyrimeve që lindin nga kjo kontratë koncensionare si edhe përcaktimin e shumës së dëmshpërblimit përkatës. Burimet nga Ministria e Transporteve thanë për Monitor se arsyeja kryesore që po kërkohet…
Read More