Kurbin ­ Fshati Vinjoll në Malësinë e Kurbinit prej kohësh ka vuajtur për mungesën e rrugës, pasi pushteti vendor nuk ka investuar asnjëherë për këtë fshat. Por bamirësia e një emigranti ka bërë që edhe ky fshat të bëhet me infrastrukturë rrugore.

Fitimtar Lala është banor i këtij fshati, por prej vitesh jeton në SHBA dhe ditët e fundit ai ka investuar për ndërtimin e rrugës Vinjollë­Gallatë me një gjatësi prej 18 km.

Banorë të zonës thonë se ky aks ishte bërë e pakalueshem nga amortizimi dhe në raste të sëmundjeve atyre u duhej të udhëtonin për orë të tëra, ndaj ky investim ishte i domosdoshëm. Rruga nuk kishte parë rikonstruksion prej më shumë se 25 vite.

Sipas tyre tashmë udhëtimi nga zona e thellë malore deri në Milot bëhet në një kohë të shpejtë dhe pa probleme.

”Rruga është speciale. Ja faltë Zoti shpirtin këtij djali që na hapi rrugën. Askush tjetër nuk ka parë për këtë rrugë. E bëj për 10 minuta rrugën, që dikur bëhej për 2 orë.

Ja di për nder që na e bëri rrugën. Kemi mbajtur edhe njerëz në krah për t’i çuar në spital.

Rruga është jeta. Ka qenë shumë e vështirë, dhe mezi kalonim. Tani kalojnë automjetet e mëdha dhe të vogla”, ­ janë shprehur banorët.

Fitimtar Lala ka qenë në vazhdimësi i pranishëm me investime në shkolla qendra shëndetësore dhe infrastrukturën rrugore në fshatrat e Malësisë së Kurbinit.

Në këtë mënyre ai ju ka kthyer shpresën banorëve të kësaj zone për të jetuar në këtë vend që nuk ka njohur investime nga shteti prej dekadash.

Redaksia Online

XH.K/Shqiptarja.com

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.