
Shqipëria behet pjese e organizatës evropiane te operatoreve të transmetimit te energjisë elektrike, Njoftim OST, 30/3/2017
Sot me date 30/3/2017 Asambleja e Përgjithshme e ENTSO-E miratoi vendimin per antaresimin e OST sh.a. ne ENTSO-E. OST sh.a. behet keshtu pjese e organizatës evropiane te operatoreve të transmetimt te energjisë elektrike me 43 antare nga 36 vende te Evropes perfshire OST sh.a. dhe Shqiperine. Antaresimi i OST sh.a. ne ENTSO-E ka qene një nga objektivat kryesore te shoqërisë qe prej vitit 2013. Vendimi i sotem finalizon perpjekjet disavjecare dhe vjen si rezultat i plotesimit të të gjithe kritereve nga OST sh.a. nëpërmjet bashkëpunimit teknik me grupet e punës te ENTSO-E, kryerjes se investimeve strategjike ne rrjetin e transmetimit dhe plotesimit te kritereve sipas Direktives se KE per Paketen e Trete Legjislative te Energjise. Antaresimi i OST sh.a. ne ENTSO-E perben nje hap te rëndësishëm ne procesin e integrimit…