
Qeveria nxjerr në shitje 30 % të aksioneve në kompaninë Euroteorema për 531 mijë euro, Monitor, 12/04/2017
Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike (DDPP) në Ministrinë e Financave ka nxjerrë në shitje 30 për qind të aksioneve në kompaninë Euroteorema kundrejt vlerës 72,8 milionë lekë ( 531 mijë euro). Kompania ushtron aktivitet ndërtues, transport mallrash brenda dhe jashtë vendit dhe është një nga kompanitë më të mëdha në vend në ndërtimin e autostradave. Ankandi do të zhvillohet me 25 prill në orën 10:00 në ambientet e DDPP-së. Në njoftimin e ankandit thuhet se në këtë kompani me kapital të përbashkët pjesa prej 70 për qind zotërohet nga ortakët jo shtetëror. Për pjesën tjetër që është në pronësi të shtetit Ministri e Financave fton të gjithë personat fizike dhe juridike që janë të interesuar për blerjen e këtyre aksioneve. Të interesuarit duhet të dorëzojnë një kërkesë me shkrim…